SHBA jep 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...

Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim njoftoi se për buxhetin për Ukrainën do të vihen në dispozicion 4.5 miliardë dollarë shtesë. SHBA-ja po e dyfishon ndihmën e saj financiare duke e ndihmuar Ukrainën me një shumë prej 8.5 miliardë dollarësh.
Fondet synojnë të ndihmojnë qeverinë ukrainase për të përballuar shpenzimet më të rëndësishme, si ndihmat sociale dhe ndihmat financiare për njerëzit që largohen nga vendbanimet e tyre për të shkuar në zona të sigurta brenda Ukrainës. Fondet për Ukrainën do të jepen me disa këste, të cilat do të koordinohen me Ministrinë e Financave dhe Bankën Botërore.
Një paketë tjetër armësh nga SHBA-ja
Përveç paketës financiare SHBA-ja po planifikon për Ukrainën gjithashtu edhe ndihma të mëtejshme ushtarake që shkojnë në një miliard dollarë. Ndër të tjera bëhet fjalë për dërgimin e më shumë raketahedhësve të tipit Himars, të cilat ushtria ukrainase i konsideron veçanërisht efektive në luftën kundër trupave pushtuese ruse, siç njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Sipas ushtrisë ukrainase raketahedhësit e tipit Himars, të cilat mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg, janë vendimtare në luftën kundër Rusisë. Ato mund të përdoren gjithashtu për të sulmuar bazat përtej vijave të frontit. Sipas Pentagonit ndihma e re ushtarake amerikane përfshin gjithashtu raketa tokë-ajër për t'u mbrojtur kundër avionëve dhe raketave ruse, raketa antitank dhe municione të tjera.
Sipas vlerësimeve të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në luftën në Ukrainë nga pala ruse janë vranë ose plagosur 70,000 deri në 80,000 vetë. Ushtria ruse ka pësuar humbje të jashtëzakonshme, sepse ushtria ukrainase po funksionon mirë dhe ka marrë shumë mbështetje, tha zyrtari i lartë i Pentagonit, Colin Kahl. Ai e quajti luftën si "konfliktin më intensiv konvencional në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore". Nga organet zyrtare në Rusi nuk ka asnjë informacion aktual për numrin e viktimave./DW
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikanë po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Europian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se nëse ...
Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International...
Në një analizë të së hënës (08.08) të gazetës "Die Welt" m...
Sipas burimeve kineze, ajo ka kryer manovra të reja ushtar...
Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjallje...
Një marrëveshje armëpushimi është respektuar gjatë natës m...
Që nga viti 2016, Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor...
Temperatura mbi 40 gradë në hije para se të hyje në sallat...
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritet...
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sa...
Që nga tërheqja e NATO-s nga Afganistani para gati një vit...
Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë largua...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpall...
Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del para...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...