“K****, do të vijmë t’ju vrasim të gjithëve”/ “Çmendet” aleati i Putinit, kërcënon live gazetarin gjerman
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e bllokimeve gjatë pandemisë së koronavirusit ishte se më shumë njerëz filluan të konsumonin më shumë alkool. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për shqetësime të përkeqësuara shëndetësore dhe një rritje të sjelljeve të rrezikshme.
Bari “Awake” në Denver të Kolorados, duket si shumica e pikave të tjera të pijeve, por me një ndryshim të madh: nuk ka alkool.
"Ne nxisim një mënyrë jetese pa alkool dhe mirëpresim këdo që është i gatshëm të mos pijë", thotë menaxherja e barit, Grace Mestecky.
Duke pirë "mocktails" dhe alternativa të tjera të alkoolit, shumë klientë të rregullt flasin për daljen nga izolimi social dhe stresi që çoi në konsumimin e më shumë pijeve alkoolike gjatë pandemisë.
"Ne duam të sigurohemi që të gjithë të ndihen plotësisht të sigurt dhe mirë në këtë hapësirë. Ne kemi shumë aktivitete me tema sociale në këtë bar, thjesht pa alkool. Kemi natën e beqarëve, çdo të mërkurë, në mënyrë që njerëzit të mund të dalin jashtë dhe të takojnë njerëz të tjerë, pa patur nevojë të konsumojnë alkool", thotë menaxherja e barit, Grace Mestecky.
Klienti Taylor Brenner thotë se netët e muzikës “live” të enjten dhe të premten bëjnë që mos pirja e alkoolit të ndihet më pak jashtë normave sociale në SHBA.
"Unë nuk kam pirë alkool për një vit e dy muaj. Kur ndalon pirjen padyshim të mungon jeta sociale, kështu që është mirë të kesh një vend ku mund të shkosh dhe të shoqërohesh dhe të mos ndjesh presion për të pirë", thotë ai.
Heqja e alkoolit nga jeta sociale është gjithashtu një lehtësim për disa nga punonjësit e barit.
"Më pëlqen mjedisi. Më pëlqen fakti që nuk shqetësohem se po marr ndonjë koment të papërshtatshëm", thotë menaxherja e mediave sociale Jaclyn Church.
Megan Owner thotë se bari i ka ndryshuar jetën.
"Mund të tingëllojë pak dramatike, por puna këtu me të vërtetë më ka shpëtuar jetën. Jam në një mjedis ku mund të jem ende vetvetja, të jem krijuese, të shijoj pijet dhe t'i bëj të tjerët të lumtur me këto pije, por duke mos pasur një efekt anësor negativ.
Për klientin Taylor Abrego, bari “Awake” ndihmon në ndryshimin e perceptimit se të dalësh dhe të argëtohesh do të thotë të pish alkool.
"Nuk kam pirë alkool për katër vjet dhe është kaq emocionuese të kesh një vend për t'u qetësuar dhe për t'u shoqëruar me miqtë jo nën presionin për të pirë. Thjesht më duket shumë qetësues ky vend", thotë Taylor Abrego.
Me më shumë bare që ofrojnë alternativa joalkoolike për të tërhequr klientët që nuk duan alkool, pronarët e barit “Awake” po kërkojnë të hapin degë të reja në pjesë të tjera të Kolorados, me synimin për t'u zgjeruar edhe jashtë këtij shteti./voa
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritet...
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sa...
Që nga tërheqja e NATO-s nga Afganistani para gati një vit...
Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë largua...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpall...
Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del para...
Ushtria izraelite ka goditur disa objektiva në Rripin e Ga...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konf...
Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ nga COVID-19...
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi s...
Teksa Rusia nisi një sulm të shtunën në dy qytete kyçe në ...
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reagu...
Dyzet për qind e emigrantëve që kaluan në kanalin e La...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar...
Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardime...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se serbë...
Media kroate Jutarjni ka bërë të ditur se një vinç i madh ...
Kina njoftoi se po pezullonte bisedimet me Shtetet e B...
Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...