Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Kina njoftoi se po pezullonte bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi çështje ushtarake, ndryshimet klimatike e çështje të tjera, reagim që pason vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi në Tajvan këtë javë. Gjatë një vizite në Kamboxhia, Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me "Zërin e Amerikës" lidhur me tensionet në rajon.
Televizioni shtetëror kinez publikoi të enjten pamje nga manovrat ushtarake të Pekinit rreth Tajvanit. "Zëri i Amerikës" nuk mund të verifikojë saktësinë e pamjeve.
Shkalla dhe intensiteti i paprecedentë i stërvitjeve kanë shkaktuar zemërim dhe shqetësim ndërkombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli për "Zërin e Amerikës" gjatë një vizite në Kamboxhia të premten.
“Reagimi i Kinës është tejet i shpërpjesëtuar dhe i rrezikshëm. Sido që të ndjehet për vizitën, lëshimi i 11 raketave balistike, disa madje mbi Tajvan dhe rrethimi i tij me anije luftarake nuk ka kuptim. Pesë nga raketat ranë pranë Japonisë. Reagimet nga vendet e rajonit, përfshirë deklaratën e ASEAN-it, tregojnë shqetësimin e vërtetë se sa destabilizuese dhe të rrezikshme mund të jenë këto veprime”, tha kryediplomati Blinken.
Zoti Blinken mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të ASEAN-it në Phnom Penh. Në një bisedë me "Zërin e Amerikës", eksperti për Azinë Jugore dhe Qendrore në Qendrën Woodrow Wilson, Michael Kugelman, pajtohet me deklaratat e kryediplomatit amerikan. Ai thotë se stërvitjet ushtarake të Kinës janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për aleatët kryesorë të Amerikës në rajon.
“Një nga shqetësimet më urgjente për Shtetet e Bashkuara është se aleatët e saj në Azi, si Japonia dhe Koreja e Jugut, preken drejtpërdrejt nga manovrat e Kinës në rajon ditët e fundit”.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ishte gjithashtu në takimin e ASEAN-it. Kina tha se po pezullon dialogun me Uashingtonin për marrëdhëniet ushtarake, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera. Zoti Wang fajësoi për tensionet Uashingtonin dhe zonjën Pelosi.
“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Pelosi injoroi kundërshtimin e vendosur të Kinës dhe negociatat e përsëritura. Vizita e saj u miratua dhe u organizua nga qeveria e amerikane”.
Zonja Pelosi dhe delegacioni i Kongresit qëndruan në vendet aleate, Korenë e Jugut dhe Japoni, ndërsa i dhanë fund turneut të bujshëm në Azi. Zonja Pelosi mbrojti përsëri vizitën e saj në Tajvan.
“Zhvilluam vizita të nivelit të lartë, senatorët e të dy partive në veprim. Nuk do t’i lejojmë që ta izolojnë Tajvanin. Ata, qeveria kineze nuk e përcakton punën tonë”.
Analisti Michael Kugelman i tha "Zërit të Amerikës" se beson se situata e krijuar rreth Tajvanit nga Kina ende nuk është një krizë, por është fare pranë kësaj.
“Mendoj se situata ka arritur në një pikë shumë të pasigurt, një hap larg një krize ose një lloj llogaritjeje të gabuar ose një lloj komenti në kohë të gabuar ose diçka që mund të provokojë një përshkallëzim që çon në një krizë. Askush nuk dëshiron të shohë një krizë, aq më tepër një konflikt”.
Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të veprojnë me përgjegjësi. Ajo që ne nuk duam, tha ai, janë përpjekjet e çdo vendi, përfshirë Kinën dhe Rusinë, për të trazuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.VOA
Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e ...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thën...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë...
Një aksident tragjik është raportuar në Bullgari. Mës...
Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë të shtunën një...
Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në K...
Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën për goditje...
Një burrë nga Virxhinia Perëndimore që kërcënoi Dr. An...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një...
Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardon...
Një rrufe ra shumë pranë “Shtëpisë së Bardhë” një ditë më ...
Izraeli nisi të premten një sulm ajror në Gaza, duke vrarë...
Një bombë e fshehur në një karrocë të ngarkuar me perime s...
Anëtarët e NATO-s po punojnë ngushtë me sektorin e mbr...
Lëshimi i raketave nga Kina në ujërat më pak se 160 km (10...
Serbia vijon të kërcënojë Kosovën me “përdorim të ushtrisë...
Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur nu...
Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplom...
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë (EYP) Pan...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...