Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Izraeli nisi të premten një sulm ajror në Gaza, duke vrarë të paktën dhjet persona, përfshi një komandant të grupit militant të Xhihadit Islamik dhe duke plagosur 40 të tjerë, sipas zyrtarëve palestinezë.
Një shpërthim u dëgjua në qytetin e Gazës, pasditen e së premtes me disa ndërtesa që u përfshinë nga tymi dhe flakët. Ushtria izraelite tha se operacioni ushtarak kishte në shënjestër Xhihadin Islamik teksa autoritetet njoftuan mbi një "situatë të veçantë" në frontin e brendshëm, me shkolla të mbyllura dhe kufizime të vendosura për aktivitete të tjera në komunitetet brenda 80 kilometrave nga kufiri.
Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e shëndetësisë në Gaza e cila tha se të paktën 40 persona po trajtohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite. Sulmi izraelit vjen pas disa ditësh tensionesh mes palëve, pas arrestimit të një udhëheqësi të lartë palestinez në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të së premtes në Gaza vranë rreth 15 luftëtarë armiq, duke paralajmëruar se operacioni kundër grupit militant të Xhihadit Islamik nuk kishte përfunduar.
"Ne supozojmë rreth 15 të vrarë në aksion," u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë Richard Hecht.
"Ne nuk kemi përfunduar ende," shtoi ai, duke e përshkruar operacionin si një "sulm parandalues" që synonte një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.
Sulmet rrezikojnë të ndezin një luftë tjetër në territorin që drejtohet nga grupi militant islamik Hamas dhe është shtëpi e rreth 2 milionë palestinezëve. Vrasja e një militani të lartë ka të ngjarë të shtyjë rajonin më pranë një lufte gjithëpërfshirëse.
Izraeli mbylli të gjitha rrugët rreth Gazës në fillim të kësaj jave dhe dërgoi përforcime në kufi, ndërsa po përgatitej për një sulm pas arrestimit të udhëheqësit të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor ditën e hënë. Një anëtar adoleshent i grupit u vra në një përleshje me armë midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë.
Izraeli dhe Hamasi luftuan katër luftëra mes tyre në 15 vitet që kur grupi militant mori pushtetin në brezin bregdetar nga forcat rivale palestineze.
Lufta e fundit u zhvillua në maj 2021 dhe tensionet u rritën përsëri në fillim të këtij viti pas një vale sulmesh brenda Izraelit, operacioneve ushtarake pothuajse ditore në Bregun Perëndimor dhe tensioneve në një vend të shenjtë të Jeruzalemit.
Udhëheqësi i Xhihadit Islamik Ziad al-Nakhalah, duke folur për rrjetin televiziv al-Mayadeen nga Irani, tha se "ne po fillojmë luftën dhe luftëtarët e rezistencës palestineze duhet të qëndrojnë së bashku për t'u përballur me këtë agresion"
Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum tha se "armiqtë izraelit, që nisën agresionin kundër Gazës dhe kryen një krim të ri, duhet të paguajnë çmimin dhe të mbajnë përgjegjësinë e plotë për të".
Grupi i Xhihadit Islamik është më i vogël se Hamasi, por kryesisht ndan ideologjinë e tij. Të dy grupet janë kundër ekzistencës së Izraelit dhe kanë kryer shumë sulme vdekjeprurëse gjatë viteve, duke përfshirë lëshimin e raketave në Izraelin jugor. Është e paqartë se sa kontroll ka Hamasi mbi Xhihadin Islamik, ndërsa Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për të gjitha sulmet që vijnë nga Gaza.
Ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz vizitoi komunitetet pranë Gazës më herët të premten, duke thënë se autoritetet po përgatisnin "veprime që do të largojnë kërcënimin nga ky rajon", pa dhënë detaje. "Ne do të operojmë me qëndrueshmëri të brendshme dhe forcë të jashtme për të rivendosur normalitetin në jug të Izraelit," tha ai, "Ne nuk kërkojmë konflikt, megjithatë nuk do të hezitojmë të mbrojmë qytetarët tanë, nëse kërkohet."REL
Një bombë e fshehur në një karrocë të ngarkuar me perime s...
Anëtarët e NATO-s po punojnë ngushtë me sektorin e mbr...
Lëshimi i raketave nga Kina në ujërat më pak se 160 km (10...
Serbia vijon të kërcënojë Kosovën me “përdorim të ushtrisë...
Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur nu...
Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplom...
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë (EYP) Pan...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Tajip Erdoga...
Kina njoftoi të premten se po ndalonte dialogun me Sht...
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Menjëherë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet bu...
Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraq...
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Burimet e inteligjencës ukrainase pretendojnë se Vladi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua m...
Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madh...
Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se R...
Vazhdimi i funksionimit të tri termocentraleve të mbet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...