Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar sulmin e së shtunës ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.
Sipas Policisë, njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.
Sveçla ka thënë se Policia ka qenë duke kryer kontrollin rutinor në këtë liqen.
“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.
Sipas ministrit, grupet ilegale serbe “tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe”.
Ai ka thënë se autoritetet nuk do të zmbrapsen nga kryerja e detyrave të tyre, “pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më vonë se kanë nisur hetimet për këto të shtëna.
Sipas tij, kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës është sulmuar nga “bandat kriminale në veri”.
“Fatmirësisht, nuk ka viktima. Sot, rrugët janë të lira nga barrikadat. Por bandat kriminale vazhdojnë t’i vendosin barrikada vetvetes kundër agjencive tona për zbatim të ligjit dhe kundër luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka thënë Kurti në një postim në Twitter.
Kjo nuk është hera e parë që sulmohet Policia e Kosovës.
Vetëm në prill të këtij viti janë regjistruar të paktën gjashtë sulme ndaj këtij institucioni.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në korrik se, ata që janë duke e sulmuar Policinë e Kosovës në veri të vendit, janë të njohur për organet e rendit si individë të kyçur në aktivitete ilegale.
Sipas tij, bëhet fjalë për disa grupe të kontrabandistëve, që janë të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë.
Ditë më parë, në veri të Kosovës ka pasur tensione për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat e makinave – me emra të qyteteve të Kosovës - që lëshojnë autoritetet e Serbisë, si dhe dokumentet serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për lëvizjen e lirë më 2011, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Më 31 korrik, një ditë para zbatimit të vendimeve në fjalë, serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë - Jarinjë dhe Bërnjak.
Si pasojë e situatës së tensionuar, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve për 1 shtator, me kusht që serbët lokalë të heqin barrikadat.
Barrikadat janë hequr deri në pasditen e 1 gushtit.
Beogradi zyrtar nuk e ka mirëpritur hapin e Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe këto dokumente, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë theksuar se Kosova është në të drejtën e saj dhe po vepron në linjë me marrëveshjen e Brukselit.REL
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë...
Një aksident tragjik është raportuar në Bullgari. Mës...
Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë të shtunën një...
Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në K...
Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën për goditje...
Një burrë nga Virxhinia Perëndimore që kërcënoi Dr. An...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një...
Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardon...
Një rrufe ra shumë pranë “Shtëpisë së Bardhë” një ditë më ...
Izraeli nisi të premten një sulm ajror në Gaza, duke vrarë...
Një bombë e fshehur në një karrocë të ngarkuar me perime s...
Anëtarët e NATO-s po punojnë ngushtë me sektorin e mbr...
Lëshimi i raketave nga Kina në ujërat më pak se 160 km (10...
Serbia vijon të kërcënojë Kosovën me “përdorim të ushtrisë...
Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur nu...
Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplom...
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë (EYP) Pan...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Tajip Erdoga...
Kina njoftoi të premten se po ndalonte dialogun me Sht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...