Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Gara për të pasuar kryeministrin britanik Johnson po i afrohet fundit. Dje u zhvillua dueli i parë televiziv mes kandidatëve Sunak dhe Truss. Debate të ndezura pati kryesisht për temën e taksave - dhe pasurisë private.
Kush do të jetë kryeministri "ynë” i ardhshëm? Pikërisht me këtë pyetje e hapi prezantuesja debatin mes Liz Truss-it dhe Rishi Sunak-ut në "BBC" në orën 21:00, sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar. Por gjatë gjashtë javëve të ardhshme, jo i gjithë vendi do të jetë në gjendje të votojë - vetëm 150.000 deri në 180.000 anëtarët e Partisë Konservatore do të vendosin me postë. Partia e mban sekret numrin e saktë të votuesve.
Debat i nxehtë
Debati shpejt bëhet i nxehtë, siç pritej për temën e taksave. Ministrja e Jashtme Truss premton se do të veprojë menjëherë, pasi populli po kalon krizën më të madhe ndër breza për shkak të kostos së lartë të jetesës. Ajo foli konkretisht: "Do të anuloja rritjen e kontributit për sigurimet shoqërore”.
Sunaku kritikoi ashpër premtimet e tij për shkurtime të menjëhershme të taksave. Sipas tij, fillimisht duhet të kontrollojmë inflacionin. "Ju premtuat rreth 40 miliardë paund ulje taksash të pafinancuara. 40 miliardë paund më shumë borxh. Në kurriz të vendit, fëmijëve dhe nipërve tanë, të gjithë duhet të paguajnë. Kjo nuk është një politikë konservatore. Të dy e ndërprisnin vazhdimisht tjetrin, veçanërisht Sunaku e ndërpreu shpesh Truss-in.
Debati për pasurinë private
Gjatë ditës, Ministrja e Kulturës Nadine Dorries, mbështetëse e Truss-it, kishte nxitur konfliktin e brendshëm partiak në "Twitter", nga i cili kishin frikë shumë konservatorë. Ajo shpërndau një raport të "Daily Mail-it” që kritikon Sunakun për veshjet e tij të shtrenjta luksoze. Truss-i, ndërkohë, mbante vathë prej pesë paundësh.

E pyetur për këtë gjatë debatit televiziv, Truss-i foli sërish për origjinën e saj modeste në krahasim me Sunakun, i cili me gruan e tij ka një pasuri prej rreth 730 milionë paundësh. "Unë shkova në shkollën publike dhe pashë se si shokët e mi të klasës ishin braktisur dhe se si arsimi ishte ndonjëherë i keq. Kjo ishte ajo që më motivoi të shkoja në politikë", tha Truss.
A do të qëndrojë Johnson-i në qeveri?
Vendi ku bë ky debat ishte Stoke on Trent, dikur një bastion i Laburistëve. Por së fundmi, Boris Johnsoni i kishte ndihmuar konservatorët të fitonin atje. Trussi, e cila i qëndron edhe më tej besnike Johnson-it, i shmanget përgjigjes së drejtpërdrejtë pyetjes nëse do t'i jepte atij një rol në qeverinë e saj. Ajo nuk mendon se kjo është një çështje aktuale. Sunaku, dorëheqja e të cilit shënoi fundin e Johnson-it, përgjigjet me një jo të fortë.
Sunaku nuk arrin të shënojë kthesë
Në qytetin Workington, një tjetër bastion i ish-Laburistëve që kohët e fundit ka anuar drejt Brexit-it dhe konservatorëve, banorët po e ndjekin gjithashtu debatin nga afër - dhe kanë përshtypje të ndryshme. "Më mirë do të kisha një zgjedhje, asnjëra nga alternativat nuk më impresionon”, thotë një burrë. Dhe një tjetër banor shpjegon: "Trusi ishte e qetë dhe e kontrolluar. Sunaku ishte pak i vrazhdë, e ndërpriste shpesh, kjo më acaron. Por ai kishte më shumë sharmë".
Në fund të mbrëmjes, nuk duket se performanca e Sunakut ka bërë të mundur fillimin e kthesës që i duhet atij ndaj Trussit, favorites së sondazhit. Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, të dy kandidatët do të dalin sërish në debate dhe para anëtarëve të partisë. Por fletët e para të votimit do të dërgohen brenda pak ditësh./DW
Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan. ...
Kombet e Bashkuara thanë të hënën se eksportet e drithit n...
Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të E...
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...