Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kombet e Bashkuara thanë të hënën se eksportet e drithit nga Ukraina duhet të rifillojnë brenda pak ditësh, ndërsa dënuan bombardimin nga Rusia të portit kryesor në Detin e Zi, Odesa, vetëm brenda pak orësh pasi ra dakord të rifillohej transporti i ushqimeve.
Eksporti i drithit do të bëhet nga Odesa dhe dy porte të tjera në Detin e Zi, nga porti Chernomorsk dhe Yuzhny, tha zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, i cili shtoi se “duam të sigurohemi se do të jenë të gjitha kushtet e duhura për udhëtimin e sigurtë të anijeve”.
“Çdo gjë që nuk i përmbahet kësaj, sigurisht që nuk ndihmon për suksesin e kësaj iniciative”, tha zoti Haq ndërsa përsëriti dënimin nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres të sulmit me raketa ruse ndaj Odesas.
Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u shpreh se “nuk ka asgjë në angazhimet (për eksportin e drithit) që firmosi Rusia në Stamboll, që do të na ndalonte vazhdimin e operacionit tonë special ushtarak, shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake dhe objektivave të tjerë ushtarake”.
Rusia tha të hënën se goditjet e saj me raketa ndaj objekteve ushtarake në Odesa, nuk duhet të ndikojnë te marrëveshja për rifillimin e eksportit të drithit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sulmet "nuk kanë lidhje me infrastrukturën që përdoret për eksportin e grurit".
Rusia fillimisht kishte mohuar çdo përfshirje në sulmin e së shtunës, por tha të dielën se forcat e saj ishin përgjegjëse.
Zyrtarët ukrainas thanë se po punonin për të rikthyer eksportet e grurit pas marrëveshjes së nënshkruar të premten nga Ukraina dhe Rusia.
Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndihmuan me ndërmjetësimin e marrëveshjes, e cila kërkon që flota ruse në Detin e Zi të lejojë kalimin e sigurt nëpër zonat që Rusia ka bllokuar që kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të shkurtit.
Marrëveshja u përshëndet si një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së një krize globale të ushqimeve, dhe shefi i OKB-së Guterres e quajti atë "një fener shprese, mundësie dhe lehtësimi".
Pas sulmit të së shtunës, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kritikoi Rusinë, duke thënë se ajo po rrezikonte marrëveshjen e grurit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se sulmi "hedh dyshime serioze mbi besueshmërinë e angazhimit të Rusisë ndaj marrëveshjes [të së premtes] dhe dëmton punën e OKB-së, Turqisë dhe Ukrainës për të sjellë ushqime jetësore në tregjet botërore"./VOA
Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të E...
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...