“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...

Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone si Ballkani Perëndimor, Europa dhe zona më të gjera globale pas sulmit rus në Ukrainë.
Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të hënën, në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare.
Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm sesa në Ballkanin Perëndimor.
Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi ftoi të komentonte mbi sfidat e sigurisë pas sulmit rus mbi Ukrainën gjeneralin në pension James Jones, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, kompania e të cilit ka nga janari i këtij viti një kontratë me qeverinë Rama për rritjen e sigurisë kibernetike.
Drejtuesi i kompanisë, Jones Group, ish-gjenerali Jones, deklaroi në konferencën me ligjvënësit shqiptarë se sulmet kibernetike përbëjnë një rrezik themelor për funksionimin normal të shoqërive demokratike, për qëndrueshmërinë ekonomike dhe për vazhdimësinë e bizneseve të lira anembanë botës.
Gjenerali Jones i bëri këto komente në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Sulmi rus kundër Ukrainës, Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës”.
Autoritetet amerikane theksoi ai, kanë siguruar një rrjet bashkëpunimi përballë incidenteve kibernetike për t’u ngushtuar hapësirat kriminelëve kibernetikë, gjë që kërkon vigjilencë të përhershme, masa të vazhdueshme infrastrukturore në rajon.
“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent sesa në këtë rajon. Sulmi i paprovokuar rus kundër Ukrainës tregoi vlerën e bashkëpunimit në kohë reale. Kjo luftë është një mësim mbi përfitimin e shumëfishtë nga bashkëpunimi i agjencive të inteligjencës për të gjithë aleatët e NATO-s dhe miqtë joanëtarë të saj", tha zoti Jones.
Sistemet qeveritare të informacionit pësuan disa ditë më parë një sulm masiv kibernetik. Zyrtarët pohuan se po bashkëpunonin me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, si dhe ekipet e kompanive shqiptare për të mos lejuar që ky sulm kibernetik të dëmtonte sistemet shqiptare të informacionit.
Qeveria Rama dhe Jones Group nënshkruan një janarin e këtij viti një marrëveshje për të fuqizuar sigurinë e sistemeve digjitale.
Në dhjetor të dhënat personale të afro 690 mijë personave rrodhën nga baza shtetërore dhe private të dhënash, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme dolën një mori të dhënash personale për pothuaj gjithë votuesit e kryeqytetit.
Sulmet kibernetike dhe sulmi rus ndaj Ukrainës u trajtuan në konferencë si sfida të reja të sigurisë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se BE po e shton më tej vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor edhe sa i takon çështjeve të sigurisë, ndërkohë që ndikimet joperëndimore ushqejnë nacionalizmat dhe konfliktet në rajon.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO nuk ka ecur paralelisht me anëtarësimet në Bashkimin Europian. Kjo ndikon në çështjet e sigurisë, sepse lejon hapësira për ndikime joperëndimore në rajon”, thotë zoti Nikolla.
Rreziqet kibernetike janë shtuar bashkë me zhvillimin e industrisë kibernetike, gjë që po sjell sfida të reja për demokracitë dhe gjeopolitikat tradicionale. Ciber-politika dhe sulmet kibernetike rrezikojnë demokracitë në shkallë rajonale dhe globale, pohuan ekspertët, jo vetëm shtetet, kufijtë, por edhe ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.
Bashkëpunimi i vendeve demokratike u vlerësua tepër i rëndësishëm edhe në teknologjitë 5G, në mënyë që ato të jenë sa më të efektshme në zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe në dobi të njerëzve, por jo për të rrezikuar sigurinë e tyre./voa
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u bëri thirrje Sh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...