Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Analizat nga Instituti Fraunhofer për Kërkimin dhe Inovacionin e Sistemeve (ISI) në Karlsruhe parashikojnë kapacitete të mundshme gjeneruese deri në 1.5 TWh në të gjithë Europën deri në fund të dekadës. Me pothuajse 0.4 TWh, qendrat e prodhimit në Gjermani mund të ofrojnë pjesën më të madhe.
"Ne po studiojmë planet për fabrikat e prodhimit të baterive në të gjithë botën", shpjegon Lukas Weymann nga Fraunhofer ISI në një intervistë për "DW". "Që nga viti 2014, për shembull, në kuadër të studimeve të monitorimit të ruajtjes së energjisë, kemi parë nga afër Kinën, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ndërkohë, monitorimi bëhet në shkallë globale”.
Kjo është arsyeja pse studiuesit e Karlsruhes kanë mundësi ta vendosin prodhimin në rritje të qelizave të baterive të Gjermanisë dhe Europës në një kontekst global, thotë Weymann. Kështu, Europa do të gjeneronte rreth një të katërtën e kapacitetit maksimal të prodhimit në botë.
Analizat regojnë: sipas njoftimeve të prodhuesve aktivë të baterive në Europë, kapacitetet prodhuese deri në 0,124 TWh mund të arrihen që gjatë vitit 2022. Deri në vitin 2025, këto kapacitete duhet të katërfishohen për të arritur më shumë se 0,5 TWh, madje edhe të dhjetëfishohen, për të arritur deri në 1.5 TWh deri në vitin 2030. Në teori, kjo do të bënte të mundur pajisjen e rreth 25 milionë automjeteve elektrike.
Për periudhën aktuale deri në vitin 2025, studiuesi parashikon një bum të madh, gjatë të cilit kapacitetet maksimale të prodhimit vjetor do të rriten me 50 deri në 100 për qind nga viti në vit.
Prodhuesit aziatikë dominojnë deri tani tregun e baterive
Aktualisht, prodhuesit nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut ofrojnë shumicën e baterive me litium-jon. Meqenëse planet për shndërrimin e energjisë dhe transportit, si dhe për largimin nga karburantet fosile po bëhen gjithnjë e më konkrete, zgjerimi i shpejtë dhe ndërtimi i vendeve të prodhimit të qelizave të baterive në Europë janë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes.

Që më 7 korrik, në Salzgitter, Saksonia e Poshtme, u vendos në prani të kancelarit federal Olaf Scholz gurthemeli për fabrikën e parë gjigante të prodhuesit të automjeteve "Volkswagen". Aty do të krijohen deri 5000 vende të reja pune.
Grupi VW planifikon të ndërtojë pesë fabrika të tjera baterish në Europë në të njëjtin model. Përveç Salzgitter-it, tashmë janë planifikuar Skellefteå në veri të Suedisë dhe Valencia në Spanjë. Për tri vendet e tjera, aplikimet janë në progres, veçanërisht në Gjermani dhe Europën Lindore. Deri në vitin 2030, grupi VW dëshiron të investojë, me partnerët e tij, më shumë se 20 miliardë euro në këtë sektor të ri biznesi për të.
Drejtues të tjerë të prodhimit europian të baterive në Europë janë kompania suedeze Northvolt dhe kompania Franko-Gjermane Automotive Cells (ACC), në të cilën marrin pjesë, ndër të tjera, grupet e automobilave "Mercedes-Benz" dhe "Stellantis". Northvolt tashmë po ndërton dy fabrika gjigande në Suedi dhe dëshiron të fillojë ndërtimin e një tjetre në Gjermani në vitin 2023. ACC ka shpallur vende prodhimi në Gjermani, Francë dhe Itali.
Liderët joeuropianë të baterive si CATL e Kinës dhe Tesla e Amerikës po kryesojnë gjithashtu me planet për fabrikat e qelizave të baterive në Gjermani. Samsung SDI dhe LGES (të dyja nga Koreja e Jugut) janë gjithsesi ndër lojtarët e mëdhenj me fabrikat e tyre ekzistuese të qelizave të baterive në Europën Lindore, Hungari dhe Poloni.
40 prodhues do të jenë aktivë në 15 vende
Në total, nëse parashikimet e Institutit Fraunhofer ISI rezultojnë të sakta, rreth 40 prodhues duhet të krijojnë objekte prodhimi në më shumë se 15 vende europiane.
"Ne i konsiderojmë njoftimet si mjaft konkrete për t'u konsideruar realiste”, thotë Lukas Weymann për "DW" në këtë kontekst.
Megjithatë, nuk përjashtohet që të ketë vonesa në ndërtimin e kapaciteteve.
"Ndodh shpesh që planet të dështojnë”

Ai sjell shembullin e kompanisë Farasis, në të cilën merr pjesë edhe "Mercedes-Benz". Majin e kaluar, kinezët i befasuan të gjithë duke shtyrë projektin e tyre të fabrikës në Bitterfeld-Wolfen, në Gjermaninë lindore.
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është sfida më e madhe.
"Nga ana tjetër, ka ende disa deklarata të qëllimit dhe gjithashtu mund të presim që prodhues të tjerë të qelizave të baterive të shpallin projekte të prodhimit të baterive në Europë në vitet e ardhshme," thotë Weymann.
Prandaj, nuk është mungesa e vullnetit të investitorëve dhe prodhuesve që frenon një numër më të madh të vendeve të prodhimit të qelizave të baterive në Europë. Sfida e madhe është më tepër mungesa e personelit të kualifikuar, sipas studiuesit./DW
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u bëri thirrje Sh...
Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia goditi të shtunën m...
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në...
Zjarret kanë përfshirë disa fshatra në Mitrovicën e Ju...
Një 29-vjeçar me inicialet A.Sh., është arrestuar sot ...
Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha p...
Këshilli i Europës lë të hapur mundësinë e hartimit të...
Bashkimi Europian ka miratuar 500 milionë euro të tjer...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majm...
Edicioni i 14 “Manifestës, Bienale Evropiane Nomade”, që mbl...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...