Të ardhurat nga turizmi/ Këtij vendi po i sjell rritje punësimesh
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...

Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturore në Rusi prej muajsh, pasi Pekini është i shqetësuar të parandalojë një krizë financiare në vend.
Financimi dhe investimet përmes projekteve në kuadër të Iniciativës Botërore të Rripit dhe Rrugës së Kinës (BRI) u ulën në 28.4 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të 2022-shit, rreth 1 miliard dollarë më pak se 29.4 miliardë dollarë të shpenzuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti nga Universiteti Fudan i Shangait.
Gjatë kësaj periudhe, nuk ka pasur ndarje të reja për projekte në Rusi, Sri Lanka apo Egjipt, vende që më parë kanë qenë përfituesit kryesorë të investimeve kineze.
Mungesa e aktivitetit në Rusi sugjeron që kompanitë kineze mund të kenë frikë se do të bien viktimë e sanksioneve dytësore të vendosura kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, pavarësisht se Rusia dhe Kina këmbëngulën në prag të luftës se miqësia e tyre “nuk njeh kufij”.
BRI është një plan për një numër projektesh infrastrukturore që Kina miratoi zyrtarisht në 2013 në një përpjekje për të zgjeruar ndikimin kinez në Azi, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe pjesë të Europës Lindore.
Si pjesë e kësaj, Kina deri më tani ka investuar pothuajse një trilion dollarë në projekte të ndryshme në vendet në zhvillim, duke krijuar kështu vende pune për kompanitë e saj atje dhe shpesh duke siguruar terren në vende me rëndësi strategjike.
Por pas vitit 2017, investimet kineze janë në rënie, si pasojë e kontrolleve gjithnjë e më të rrepta të kapitalit në vetë Kinën, si dhe polemikave rreth disa projekteve që hasën në vështirësi. Investimi i Kinës në termocentralet me qymyr ka ngecur, duke eliminuar një nga burimet e fundit kryesore të financimit për karburantin.
Autorët e raportit thonë se më shumë se gjysma e projekteve për ndërtimin e termocentraleve me qymyr, si pjesë e planit të BRI-së, tani janë pezulluar, transmeton "Telegrafi" britanik.
Ngadalësimi i investimeve kineze është bërë më i theksuar edhe si pasojë e pandemisë, e cila ka bërë që shumë vende të kenë probleme me shlyerjen e kësteve të kredisë për bankat kineze që janë paguar për projektet BRI. Një prej tyre është Sri Lanka, ku qeveria ra për shkak të rritjes shpërthyese të inflacionit. Shpenzimet totale kineze për BRI u ulën me 40% krahasuar me gjysmën e parë të 2019.
Në 6 muajt e fundit, Pekini investoi pothuajse 11.8 miliardë dollarë në investime dhe 16.5 miliardë dollarë në kontrata ndërtimi si pjesë e projekteve të BRI. Energjia dhe transporti janë sektorët që kanë marrë pjesën më të madhe të parave, rreth 73% e gjithçka të kontraktuar nga janari deri në qershor 2022.
Arabia Saudite mori rreth 5.5 miliardë dollarë fonde të reja, ndërsa Iraku mori rreth 1.5 miliardë dollarë. Që nga fillimi i programit në vitin 2013, Rusia ka qenë marrësi i dytë më i madh i investimeve në sektorin e energjisë.
Autorët e raportit thonë se investimet kineze jashtë vendit përmes programit BRI ka shumë të ngjarë të vazhdojnë të ngadalësohen në pjesën e dytë të këtij viti, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë, rregulloreve të rrepta të bllokimit në Kinë dhe pasigurisë globale që rrethon COVID-19./CNA.al
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u bëri thirrje Sh...
Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia goditi të shtunën m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...