Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të Energjisë që zhvillohet të martën (26.07) në Bruksel, shumë vende anëtare kërkuan përjashtime nga objektivi për të kursyer 15 për qind të gazit. Sikurse njoftuan zyrtarë dhe diplomatë të lartë të BE-së në Bruksel, disa vende të Europës Jugore si Greqia, Spanja dhe Italia e kanë vënë në pikëpyetje solidaritetin e nevojshëm me Gjermaninë dhe shtetet e tjera që janë të varura nga Rusia. Rezerva kanë gjithashtu dhe Franca dhe Polonia.

Për të siguruar furnizimin e Europës me gaz pavarësisht reduktimeve ose pezullimit të furnizimit me gaz nga Rusia presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje të premten e kaluar të gjitha vendeve anëtare të kursejnë 15 për qind të nevojave të tyre konvencionale për gaz në periudhën 1 gusht deri më 31 mars. Nëse kjo thirrje nuk mjafton Komisioni i BE-së dëshiron që kursimet t'i bëjë të detyrueshme.
Ministri Federal i Ekonomisë Robert Habeck ka bërë vazhdimisht thirrje për solidaritet midis vendeve anëtare të BE-së. Por vendet jugore në veçanti Spanja, Portugalia apo Greqia janë shprehur se nuk e kuptojnë se pse qytetarët e tyre apo industria e këtyre vendeve duhet të bëjnë kursime për shkak të varësisë së Gjermanisë nga gazi rus. Athina dhe Madridi iu referuan në këtë kontekst edhe qëndrimit të ashpër gjerman ndaj këtyre vendeve gjatë krizës financiare të vitit 2008.
Nuk bëhet fjalë vetëm për Gjermaninë
Një përfaqësues i BE-së theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për Gjermaninë: "Ne kemi një treg të brendshëm të BE-së dhe pasojat e dhimbshme do të ndjehen nga të gjithë." Ndërkohë Rusia njoftuar se do t'i shkurtojë furnizimet me gaz përmes tubacionit Nord Stream 1 në Detin Baltik në rreth 20 për qind të kapacitetit.

Sipas ministres franceze të Tranzicionit të Energjisë, Agnès Pannier-Runacher, Franca në parim është e gatshme për "solidaritet” me Gjermaninë, por mundësitë për të dërguar gazin e kursyer në Republikën Federale të Gjermanisë janë "fizikisht dhe teknikisht të kufizuara". Po ashtu sipas saj nuk është realist as objektivi për një kursim në një shkallë të njëjtë për të gjitha vendet e BE-së.
Gatishmëri për solidaritet, por ....
Edhe ministrja polake e Klimës, Anna Moskwa, tha se as vendi i saj nuk mund të pajtohet me projektin e kursimit. "Vendet e kanë të vështirë të japin dritë jeshile për kursimin e detyrueshëm të gazit pa e ditur se si do të jetë dimri dhe pa mbrojtur interesat e tyre”, theksoi ajo.

Presidenca çeke e Këshillit të BE-së shpreson që të martën të arrihet në ndonjë përfundim, edhe si një "sinjal ndaj Rusisë", siç u tha në Bruksel. Një vendim i tillë kërkon një shumicë të cilësuar prej 15 vendesh anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së./DW
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...