Evropa po vazhdon të çarmatoset, ndërsa bota bëhet më e rrezikshme
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...

Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.
Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.
Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.
Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë.
Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.
Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulëta.
Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.
Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve, të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.
Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit falsin për një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.
Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrisë greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi.
Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga emigrantët e parregullt nga Afganistani, Siria dhe Pakistani dhe emigranët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre muajt e këtij viti në shifra të papërfillshme.
Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt.
Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa, të cilat përbënin rreth 8,9% të 16.830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022.
Por në peridhën janar - shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithsej.
Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar- mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa.
Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit, me rreth 0,25% të rasteve.
Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.
Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë./ VOA
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...