Studimi: Dronët iranianë të shitur te rusët, me teknologji të vjedhur nga perëndimi
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...

Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë.
Në Uman, qytet në rajonin qendror të Çerkasit, sulmet ruse me raketa vranë të paktën tre persona dhe plagosën tetë të tjerë, tha Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake rajonale.
Raketat goditën një ndërtesë banimi dhe një depo, tha Taburets.
Në Dnipro, qytetin më të madh në brigjet e lumit Dnjepër në Ukrainë, një grua dhe një vajzë e vogël u vranë nga sulmet ruse, pavarësisht se mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte shtatë raketa, tha Sehir Lysak, kreu i administratës ushtarake për rajonin e Dnipropetrovskit.
“Një shtëpi private është shkatërruar në Dnipro. Një vajzë dyvjeçare dhe një grua 31-vjeçare janë vrarë. Tre persona të tjerë janë plagosur”, tha Lysak.
Sulmet po ashtu shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesën e një kompanie private, tha ai.
Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte shumicën e raketave që shënjestruan Kievin, tha kreu i administratës ushtarake për rajonin e kryeqytetit, Serhiy Popko.
“Sipas të dhënave të para, 11 raketa janë shkatërruar në hapësirën ajrore të Kievit. Edhe dy dronë janë rrëzuar”, shtoi Popko.
Një linjë elektrike është dëmtuar dhe infrastruktura civile po ashtu ka pësuar dëme.
Shpërthime janë raportuar edhe në Kremençuk dhe Potava në Ukrainën qendrore, dhe në Mikolajiv, në jug të shtetit.
Komanda e forcave ajrore ukrainase më pas raportoi se sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase janë kryer me avionët luftarakë strategjikë të llojit Tu-195, që janë nisur nga rajoni i detit Kaspik.
Komanda tha se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 21 nga 23 raketat e lëshuara dhe dy dronë në rajonet qendrore, lindore dhe jugore të Ukrainës.
Që nga nisja e pushtimit shkurtin e vitit të kaluar, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.
Ndërkaq, luftime të ashpra raportohet se po vazhdojnë në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje, tha ushtria ukrainase më 28 prill.
Gjaët 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë kryer mbi 65 sulme, por të gjitha janë zmbrapsur nga mbrojtësit ukrainas, tha ushtria.
Bahmut dhe Marjinka vazhdojnë të jenë epiqendra e betejave të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, raportoi ushtria ukrainase./ Rel
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...