Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei, Mehrnoush Zarei dhe Nasim Soltanbeigi – janë thirrur ndarazi në Gjykatën e Evin-it në Moghaddasi me akuzën se raportimet e tyre prodhuan “propagandë kundër sistemit”.
Agjencia aktiviste e lajmeve "HRANA" raportoi të enjten, më 27 prill, se gazetaret morën ftesa të veçanta, ku u kërkohej të paraqiteshin brenda pesë ditëve në gjykatë, për ta paraqitur mbrojtjen e tyre kundër akuzave të ngritura ndaj tyre.
Këto ftesa për paraqitje në gjyq vijnë në një kohë kur është shtuar kontrolli mbi gazetarët në Iran, përderisa autoritetet po përpiqen ta kontrollojnë shpërndarjen e informacionit mes protestave të shumta për çështje të ndryshme, si: kushtet e jetesës, pagat dhe mungesa e të drejtave dhe lirive.
Një raport nga Shoqata e Gazetarëve të Teheranit tregoi se që kur protestat mbarëkombëtare u intensifikuan pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares, Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për një shkelje të supozuar të rregullave për hixhabin, rreth 70 gazetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë thirrur të paraqiten në gjyq.
Në aktakuzat kundër Shafieit, Zareit dhe Soltanbeigi, qeveria iraniane ka përmendur artikujt dhe shkrimet e tyre si dëshmi se kanë prodhuar “propagandë kundër sistemit”. Ato mohojnë këto akuza.
Soltanbeigi u arrestua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, në Aeroportin Ndërkombëtar Khomeini të Teheranit, ndërsa po përpiqej të largohej nga Irani. Pasi u mbajt në paraburgim për më shumë se një muaj, ajo u lirua përkohësisht me kusht më 7 shkurt deri në përfundim të procedimeve ligjore.
Soltanbeigi ishte një studente aktiviste në vitet e 2000-ta dhe ka punuar si gazetare për mediume të ndryshme iraniane gjatë viteve të fundit.
Ajo u mbajt në arrestim për tetë ditë në vitin 2006 për pjesëmarrje në tubimin “Gratë për Ndryshim”, përpara se një gjykatë ta dënonte me një dënim me kusht prej pesë vjetësh. Pas dy vjetëve, u tha se dënimi i saj do të anulohej nëse ajo nuk shkelte rregullat e lirimit me kusht.
Zarei, një gazetare veterane iraniane, u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheran më 22 janar. Ajo u transferua më pas në qendrën e paraburgimit të Gardës Revolucionare. Ashtu si Soltanbeigi, Zarei u lirua me kusht në fund të shkurtit.
Ngjashëm, Shafiei u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheran më 22 janar. Ajo u lirua përkohësisht më 8 shkurt deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Ftesat e fundit për paraqitje në gjyq vijnë pas rasteve të paprecedenta të kundërshtimit nga gratë dhe nxënëset e shkollës në atë që duket të jetë kërcënimi më i madh për qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979.
Amini vdiq vetëm disa ditë pasi u arrestua nga policia famëkeqe e moralit të Teheranit për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes për gratë në Iran. Autoritetet kanë fajësuar “sëmundjet” si shkak të vdekjes së saj, por mbështetësit dhe anëtarët e familjes thonë se Amini ishte rrahur ndërsa ishte në paraburgim.
Shkaku i protestave, mbi 500 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë se tentimet për ndaljen e protestave do të intensifikohet, iranianët vazhdojnë të dalin në rrugë./ REL
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...