Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klikime në platformat e mediave sociale ruse tregon një shofer taksie, një roje sigurie dhe një trajner palestre.
"Vërtet për të qenë një mbrojtës i tillë ke ëndërruar?" thuhet në tekstin që shoqëron pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes.
Videoja me muzikë dramatike, më pas paraqet burra të armatosur me pajisje luftarake duke ecur nëpër një fushë beteje në mjegull të dendur.
"Ti je një burrë i vërtetë! Bëhu një burrë i vërtetë!", thuhet në reklamë, duke inkurajuar rusët të nënshkruajnë një kontratë pune me ministrinë e mbrojtjes.
Moska ka nisur një fushatë agresive rekrutimi ushtarak me video dhe reklama ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë në Ukrainën lindore.
“Puna jonë është të mbrojmë atdheun”, shkruhet në një nga tabelat e vendosura në kryeqytet, ku shfaqen tre ushtarë nën një qiell të madh blu.
“Një punë e nderuar dhe një rrogë e mirë”, thuhet në një tjetër slogan. Shtatorin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin shpalli një mobilizim ushtarak "të pjesshëm", i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, që tronditi të gjithë vendin dhe nxiti largimin e dhjetëra mijëra njerëzve.
Për të shmangur shpalljen e një raundi të dytë mobilizimi të detyrueshëm, Moska ka vendosur të fillojë një fushatë masive reklamash, duke shpresuar se mund joshë rusët me stimuj financiarë.
Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur objektivin e tyre, por sipas vlerësimeve të ndryshme, Moska mund të përpiqet të rekrutojë 400 mijë vullnetarë.

"Autoritetet pothuajse me siguri duan të zvarrisin një mobilizim të ri, të detyrueshëm për aq kohë sa të jetë e mundur për të minimizuar pakënaqësitë e brendshme", thanë agjencitë britanike të zbulimit këtë javë.
Atyre që nënshkruajnë një kontratë me ministrinë ruse të mbrojtjes u premtohet një pagë mujore prej të paktën 2450 dollarë dollarësh.
Një njoftim në faqen e internetit të kryebashkiakut të Moskës specifikon se ushtarakët do të paguhen "të paktën 204,000 rubla (2450 dollarë)" në "zonën e operacionit special ushtarak", emërtimi zyrtar i Kremlinit për ofensivën në Ukrainë.
Atyre që marrin pjesë në ofensivat ushtarake u premtohet një bonus ditor prej tetë mijë rublash (ose rreth 100 dollarë) dhe të paktën 50000 rubla (ose rreth 615 dollarë) për kapjen ose shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të armikut.
Disa vlerësuan nxitjen e rekrutimit.
“Në Rusi, kjo është një shumë e mirë për të mbështetur familjen, madje edhe prindërit”, i tha agjencisë së lajmeve AFP Pyotr Lipka, student 21-vjeçar nga qyteti jugor i Volgogradit.
“Kjo ka kuptim: nëse një person mbron atdheun e tij, pse të mos paguhet?” tha studenti Lipka, duke shtuar se nënshkrimi i kontratës ishte më mirë sesa të mobilizohej.
Fushata në mbështetje të ushtrisë mbështetet në kulturën maskiliste të Rusisë, duke promovuar imazhin e një “burri të vërtetë” si të fortë dhe patriot.

Vitin e kaluar, autoritetet pranuan se u bënë gabime kur u bë thirrja për mobilizimin e trupave të tyre për luftën në Ukrainë. Gjatë mobilizimit kishte raste kur ftesat iu çuan studentëve, të moshuarve ose të sëmurëve të cilët u urdhëruan gabimisht të paraqiteshin në detyrë.
Yevgeny Krapivin, 41 vjeç, shërbeu si ushtar profesionist kur Rusia luftoi me separatistët çeçenë në vitet 1999-2002 dhe do të donte të regjistrohej përsëri për të luftuar në Ukrainë.
Ai tha se oficerët e rekrutimit fillimisht e larguan, duke përmendur moshën e tij si arsyetim. “Pastaj më thanë: ‘Prit. Ka mundësi të marrësh një telefonatë në çdo moment’”, tha ai për AFP-në në qendër të Moskës.
Fillimi i fushatës së re të rekrutimit ka përkuar me përgatitjet për festimet e 9 majit që shënojnë fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, e cila ka arritur një status kulti nën presidentin Putin.
Këtë muaj zoti Putin miratoi një projekt-ligj për të krijuar një sistem dixhital që mund të ndalojë burrat të largohen nga vendi.
Kritikët e Kremlinit thonë se projektligji do të lehtësojë shumë mobilizimin e burrave dhe të shtyp ata që shmangin mobilizimin ndërsa sulmi ndaj Ukrainës vazhdon në vitin e tij të dytë.

Vëzhguesit politikë thonë se Kremlini shtyp pakënaqësitë sociale në Rusi ndërsa problemet ekonomike rriten.
“Autoritetet qartë duan të shmangin një tronditje të re, një stres të ri për shoqërinë”, i tha AFP-së Denis Volkov, kreu i anketuesit të pavarur “Levada Centre”, duke iu referuar një mobilizimi ushtarak.
“Dhe ata kanë zgjedhur një skenar tjetër: të rekrutojnë vullnetarë”, tha ai.
Fushata mund të jetë e suksesshme, veçanërisht në qytetet e vogla të Rusisë, të goditura nga varfëria, shtoi ai.
Qasja e re dukej se po funksiononte, tha Volkov.
“Nuk po shohim një panik të ngjashëm me atë të vjeshtës”, tha ai.
Askush nuk është në radhë për të kaluar kufirin.
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...