Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të tjera, një përfaqësues të posaçëm për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan dje një bisedë telefonike, bisedë që Kievi e kishte kërkuar prej kohësh.
Mes sulmesh me artileri dhe shkatërrimit të shkaktuar nga trupat ruse në Ukrainën lindore, Kina befasoi botën me njoftimin që bëri të mërkurën.
“Pala kineze do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë që mbulon çështjet euroaziatike, për të vizituar Ukrainën dhe vende të tjera, me qëllimin për të zhvilluar një komunikim të thellë me të gjitha palët, për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë”, tha Yu Jun, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kineze.
Kina bëri disa njoftime publike dje, duke tërhequr vëmendjen ndaj nismës së saj diplomatike lidhur me Ukrainën. Pekini tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas.
Zoti Zelenskyy, i cili e kishte kërkuar prej kohësh një gjë të tillë, në një njoftim në Twitter i përshëndeti bisedimet.
Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby përshëndeti njoftimet mbi një bisedë telefonike mes dy udhëheqësve. Ai tha se është e rëndësishme që Presidenti Xi dhe zyrtarët e Republikës Popullore të Kinës të njihen me pikëpamjen e Kievit mbi sulmin e paligjshëm e të paprovokuar të Rusisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska sheh përputhje të gjerë me qasjen e Kinës, por pengesa kryesore, sipas saj, janë ato që i quajti, kërkesa jorealiste të Kievit.
Presidenti kinez vizitoi Moskën në muajin mars. Pekini ka refuzuar të dënojë sulmin rus në Ukrainë, apo të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave të këtij vendi. Por nga ana tjetër ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje të të gjitha palëve si dhe ka akuzuar NATO-n për nxitje të konfliktit. Nisur nga ky qëndrim, shumica e ekspertëve të politikës së jashtme, janë skeptikë mbi rolin e Kinës si një ndërmjetësuese për paqe.
Michael Kimmage i Universitetit Katolik të Amerikës, thotë për Zërin e Amerikës se është e pamundur që Kina të ofrojë një kornizë të dobishme diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit.
"Kina kërkon të luajë një rol në rindërtimin e Ukrainës, pasi është një aktor i madh ekonomik dhe një vend i madh. Por Kina nuk mund të jetë për momentin dhe as për të ardhmen, ndonjë alternativë realiste për ndonjë nga aktorët e luftës”, thotë ai.
Zoti Kimmage thotë se në lojë janë faktorë ekonomikë.
"Kina dhe Ukraina kanë patur një marrëdhënie mjaft të konsiderueshme ekonomike. Para luftës, besoj se Kina ishte partneri më i madh tregtar i Ukrainës. Pekini ka një rrjet interesash ekonomike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe me gjerë në rajon", shtoi ai më tej.
Ndërkohë, udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, bëri të ditur mërkurën se ai mund të përballet me burgim të përjetshëm lidhur me akuza për terrorizëm ndërsa autoritetet po përgatiten për një gjyq të ri kundër tij. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore vazhdojnë të bëjnë thirrje për lirimin e zotit Navalny, duke i cilësuar absurde akuzat e ngritura kundër tij./ VOA
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...