Presidenti Erdogan shfaqet online pas problemeve shëndetësore
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...

Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja kundër Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) dhe krahut të inteligjencës të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për rolet e tyre në arrestimin e padrejtë të amerikanëve jashtë vendit.
"Këta aktorë në Rusi dhe Iran janë përpjekur të përdorin amerikanët për leva politike ose për të kërkuar lëshime nga Shtetet e Bashkuara," tha një nga dy zyrtarët e lartë të administratës që informuan gazetarët e Shtëpisë së Bardhë të enjten.
Përveç dy entiteteve, sanksione janë vënë mbi katër figura kyçe në Organizatën e Inteligjencës të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-IO), kreut të saj Mohammad Kazemi, si dhe zëvendësshefave Mehdi Sayari dhe Hassan Mohagheghi dhe nënkryetarit Ruhollah Bazghandi.
“FSB-ja ka qenë vazhdimisht e përfshirë në arrestimin, hetimin dhe ndalimin e shtetasve amerikanë të ndaluar gabimisht në Rusi”, tha ai.
Zyrtari i administratës Biden shtoi se krahu i inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit "mban dhe merr shpesh në pyetje të burgosurit, duke përfshirë të paktën një shtetas amerikan të ndaluar gabimisht në burgun Evin", një objekt paraburgimi në Teheran që ka një "histori të gjatë dhe të neveritshme të abuzimeve të të drejtave të njeriut duke përfshirë raportime të zgjeruara të torturës”.
Sanksionet janë të parat që u vendosën sipas një urdhri ekzekutiv që presidenti Joe Biden nënshkroi korrikun e kaluar. Më shumë sanksione pritet të shpallen.
Disa ekspertë janë skeptikë se këto sanksione do të funksionojnë për të lehtësuar lirimin e amerikanëve. Në të kaluarën, vetëm pranimi i shkëmbimeve de facto të të burgosurve nga Shtetet e Bashkuara, ose në rastin e Iranit, lirimi i pasurive të tyre të mbajtura do të ndryshonte politikat e tyre ndaj amerikanëve të ndaluar, tha Jacob Kirkegaard, bashkëpunëtor i lartë në fondin gjerman Marshall.
“Sidoqoftë, në përgjithësi, unë nuk e konsideroj këtë si një politikë veçanërisht efektive, por më tepër një “politikë të mirë” për t'i treguar popullit amerikan, dhe jo më pak shtypit, se administrata po bën diçka për t'i kthyer qytetarët amerikanë në vend”, i tha ai "Zërit të Amerikës".
Të paktën dy amerikanë janë ende të arrestuar në Rusi: gazetari i "Wall Street Journal", Evan Gershkovich, i burgosur që nga marsi, dhe Paul Whelan, një ekzekutiv i sigurisë së korporatave, i burgosur që nga viti 2018. Të dy mbahen nën akuza për spiunazh për të cilat familjet e tyre dhe Departamenti i Shtetit i SHBA thonë se janë pa bazë.
Në fillim të këtij viti, Rusia liroi veteranin e marinës amerikane Taylor Dudley, i mbajtur që nga prilli në Kaliningrad.
Disa amerikanë u liruan gjithashtu vitin e kaluar në një shkëmbim të burgosurish, si ylli i basketbollit për femra Brittney Griner.
Dhe shtetasit amerikanë Suedi Murekezi, Alexander John-Robert Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh ishin në mesin e dhjetëra individëve të liruar në një shkëmbim të burgosurish midis Ukrainës dhe Rusisë në 2022./ Voa
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...