Studimi në SHBA: Rrjedhjet e metanit, trefishi i asaj që mendonte qeveria
Sipas një studimi të ri qeveritar, impiantet e naftës dhe ...

Presidenti amerikan Joe Biden do të kthehet në Uashington të shtunën pasdite për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes alarmit për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit
Zoti Biden e ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delauer herët, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën, për të diskutuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme. Teherani është zotuar të hakmerret për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.
Menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimin e planeve të Presidentit Biden, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte folur me homologun e tij izraelit "për të diskutuar kërcënimet urgjente rajonale ... dhe e bëri të qartë se Izraeli mund të mbështetet plotësisht tek Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur nga çdo sulm i Iranit dhe grupeve të mbështetura prej tij.”
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një sulm të masiv iranian ndaj Izraelit në përgjigje të sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask.
Mes tensioneve të shtuara, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që “lidhet me regjimin zionist (të Izraelit)” afër Ngushticës së Hormuzit” njoftuan mediat shtetërore në Teheran.
Më vonë, operatori i anijes, konsorciumi italiano-zvicerian “MSC” konfirmoi njoftimet se autoritetet iraniane kishin hipur në bordin e anijes së transportit.
Shtëpia e Bardhë kritikoi konfiskimin e anijes së transportit, e cila është pronë britanike.
“Ne bëjmë thirrje që Irani të lirojë anijen dhe personelin e saj menjëherë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adienne Watson.
“Konfiskimi pa provokim i anijeve civile është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një veprim pirat nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.”
Ndërkohë, Izraeli të shtunën vendosi të ndërpresë ekskursionet e shkollave dhe aktiviteteve të tjera për të rinjtë në ditët e ardhshme dhe vuri në gatishmëri të lartë forcat e tij ushtarake në përgjigje të kërcënimit për një sulm të mundshëm nga Irani.
Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë.
Ai tha se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën".
“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.
Të premten, zoti Biden paralajmëroi Iranin kundër veprimeve hakmarrëse edhe pse tha se një sulm i Iranit mund të jetë i afërt.
"Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses", tha ai.
Të enjten, Pentagoni tha se komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme ka shkuar në Izrael për bisedime mbi kërcënimet e sigurisë me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe, sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, më shumë se një e pesta e konsumit vjetor të karburantit kalon përmes tij çdo vit./ VOA
Sipas një studimi të ri qeveritar, impiantet e naftës dhe ...
Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreqko Sofronije...
Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të...
Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të ...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kryesuar nga republikan...
Përfaqësuesit e partive spanjolle, Partia Socialiste e Pun...
Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mij...
Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetë...
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtun...
Sipas një studimi nën drejtimin e Hiroshi Yoshidas, profes...
“Situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë...
Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me thik...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant dhe koma...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për rinovimin e një ...
Një person ka kryer një sulm me thikë në një qendër tr...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka god...
SHBA pret që Irani të godasë disa objektiva brenda Izraeli...
Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroele...
Në Gjermani kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë në dok...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se pritet që...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...