Ndalohet një serb në veri të Kosovës
Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreqko Sofronije...

Sipas një studimi të ri qeveritar, impiantet e naftës dhe gazit në SHBA çlirojnë sasi të mëdha të gazit të metanit duke shkaktuar çdo vit dëme ndaj mjedisit me një vlerë prej 9.3 miliardë dollarësh. Siç vihet në dukje në kronikën në vijim, vëllimi i rrjedhjeve është tre herë më i madh nga sa kishte parashikuar qeveria, mbështetur në studimet e mëparshme.
Puset amerikane të naftës dhe gazit po nxjerrin tre herë më shumë se sa mendonte qeveria amerikane sasi të gazit të metanit që bllokon nxehtësinë. Kjo po shkakton 9.3 miliardë dollarë dëme vjetore në mjedis, thotë një studim i ri gjithëpërfshirës.
Por për shkak se më shumë se gjysma e emetimeve të metanit vijnë nga një numër i vogël pusesh nafte dhe gazi, 1% ose më pak, kjo do të thotë se problemi është edhe më i keq nga sa mendonte qeveria, por gjithashtu ka mundësi të mëdha të rregullohet, sipas autorit kryesor të studimit botuar në revistën shkencore ‘Nature’.
Raporti është përpiluar nga Laboratori Kombëtar i Departamentit Amerikan të Energjisë, Lawrence Berkeley.
Sipas autorit Evan Sherwin, të dhënat e laboratorit janë shumë më të detajuara se studimet e mëparshme.
Zoti Sherwin shpjegon se matjet më të sakta tani janë të mundshme për shkak të vëzhgimeve ajrore nga aeroplanët dhe nga satelitët.
“Studimi ynë ka një milion matje, një milion raste më shumë të siguruara nga të dhënat e grumbulluara nga ajri. Ne kemi më shumë të dhëna se çdo studim tjetër i mëparshëm”, thotë zoti Sherwin.
Studimi bazohet në një milion matje anonime nga aeroplanët që fluturuan në mbi 52% të puseve amerikane të naftës dhe 29% të vendeve të prodhimit dhe shpërndarjes së gazit gjatë një dekade.
Zoti Sherwin thotë se shifra prej 3% e rrjedhjes së gazit është mesatarja e gjashtë rajoneve të analizuara dhe jo mesatarja kombëtare.
Rrjedhjet janë të mëdha, por ato vijnë nga një numër i vogël i vendeve të naftës dhe gazit.
Sipas autorit rreth 1% e vendeve janë shkaktare për gjysmën e të gjitha rrjedhjeve.
“Ne zbuluam se rrjedhjet janë edhe më të përqendruara nga sa mendonim, nuk është 5% që lëshon rreth 50% të emetimeve…Në shumicën e rasteve janë afërsisht 1% e vendeve përgjegjëse për gjysmën ose më shumë të emetimeve.”
Zoti Sherwin thotë se ndonëse problemi është më i keq nga sa priste qeveria, është gjithashtu i lehtë për t'u rregulluar sepse janë pak vende shkaktarë të çlirimit të gazit të metanit.
Sipas studimit në përgjithësi, rreth 3% e gazit të prodhuar në SHBA çlirohet në ajër, krahasuar me shifrat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) prej 1%.
Metani gjatë një periudhe prej dy dekadash bllokon rreth 80 herë më shumë nxehtësinë sesa dioksidi i karbonit, por zgjat në atmosferë vetëm për rreth një dekadë, në vend të qindra vitesh si dioksidi i karbonit, sipas EPA-s.
Sipas autorit të studimit Sherwin, rrjedhjet shpesh shkaktohen nga gabime të thjeshta të cilat mund të korrigjohen lehtësisht.
“Në shumë raste bëhet fjalë për një problem me një rezervuar, një rrjedhje, që del në një pjesë të pajisjes dhe nëse avionët tanë arrijnë ta shohin atë, problemi është padyshim i rregullueshëm dhe në shumë raste mjaft e thjeshtë për t'u rregulluar”, thotë ai.
Të dhënat tregojnë se rrjedhjet më të mëdha janë në pellgun Permian të Teksasit dhe Nju Meksikos.
Ai thotë se në zona të tjera si Denveri, ku ligjvënësit e shtetit kanë miratuar rregullore të reja, rrjedhjet janë zvogëluar.
Autori i studimit Evan Sherwin thotë se zgjidhja e problemit nuk është e vështirë dhe mund të çojë në një zvogëlim dramatik të rrjedhjes së metanit.
E njëjta situatë ndodh globalisht. Rastet më të mëdha të rrjedhjes së metanit në mbarë botën, të zbuluara nga satelitët, u rritën 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, sipas Agjencisë së Ndërkombëtare e Energjisë javën e kaluar.
Rreth 30% e ngrohjes së botës që nga koha para-industriale vjen nga rrjedhjet e metanit, me Shtetet e Bashkuara të parat në botë për rrjedhjen e gazit nga prodhimi i naftës dhe gazit dhe me Kinën që ndot edhe më shumë nga metani që çlirohet nga minierat e qymyrit.
Dhjetorin e kaluar, administrata e Presidentit Joe Biden nxori një rregullore të re që e detyron industrinë amerikane të naftës dhe gazit natyror të ulë emetimet e metanit.
Në të njëjtën kohë në negociatat e Kombeve të Bashkuara për mjedisin në Dubai, 50 kompani nafte në mbarë botën u zotuan të zvogëlojnë në afër zero emetimet e metanit./ VOA
Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreqko Sofronije...
Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të...
Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të ...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kryesuar nga republikan...
Përfaqësuesit e partive spanjolle, Partia Socialiste e Pun...
Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mij...
Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetë...
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtun...
Sipas një studimi nën drejtimin e Hiroshi Yoshidas, profes...
“Situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë...
Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me thik...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant dhe koma...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për rinovimin e një ...
Një person ka kryer një sulm me thikë në një qendër tr...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka god...
SHBA pret që Irani të godasë disa objektiva brenda Izraeli...
Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroele...
Në Gjermani kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë në dok...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se pritet që...
"Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim re...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...