Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armë të tjera për luftën e saj kundër Ukrainës, thuhet në një vlerësim të bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Dy zyrtarë të administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, që diskutuan për këto gjetje në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se më 2023 rreth 90 për qind e mikroelektronikës së Rusisë ishte nga Kina. Këto pajisje Rusia i përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë luftarakë. Pothuajse 70 për qind e importeve të Rusisë – në vlerë prej rreth 900 milionë dollarësh – në çerekun e fundit të vitit 2023 ishte nga Kina.
Entitetet kineze dhe ruse kanë punuar po ashtu për të prodhuar së bashku dronë brenda Rusisë dhe kompanitë kineze ka gjasa që e kanë furnizuar Rusinë me nitrocelulozën e nevojshme për të prodhuar shtytës të raketave, thanë zyrtarët e administratës Biden.
Pekini po ashtu po punon me Rusinë për të përmirësuar satelitët e Moskës dhe aftësitë e tjera të vendosura në hapësirë, me qëllim që të përdoren në Ukrainë. Kjo sipas zyrtarëve do të rrisë, në terma afatgjatë, kërcënimin që Rusia paraqet për gjithë Evropën. Zyrtarët, duke cituar gjetjet e inteligjencës, thanë se SHBA-ja ka përcaktuar po ashtu Kina po i ofron imazhe Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës.
Zyrtarët diskutuan për këto gjetje para se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të vizitojë Kinën gjatë këtij muaji. Presidenti Biden edhe më herët ka ngritur shqetësimin e tij gjatë takimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, lidhur me mbështetjen e tërthortë të Pekinit për përpjekjet e luftës të Rusisë.
Përderisa Kina nuk i ka ofruar drejtpërdrejt ndihmë vdekjeprurëse ushtarake Rusisë, Pekini e ka mbështetur në aspektin diplomatik, duke e fajësuar Perëndimin se e ka provokuar presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë vendimin që të nisë luftën. Kina po ashtu nuk e ka quajtur luftën pushtim.
Kina ka deklaruar se nuk i ofron Rusisë armë apo ndihmë ushtarake, megjithëse ka mbajtur lidhje të forta ekonomike me Moskën, teksa Rusia po përballet me sanksione të ashpra ndërkombëtare.
Të martën, Xi u takua në Pekin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili lavdërojë udhëheqjen e presidentit kinez.
Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë atë më të varur nga Kina, ish-rivalja e saj për udhëheqjen e bllokut komunist gjatë Luftës së Ftohtë.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e cila u kthye gjatë kësaj jave në Uashington nga vizita në Pekin, tha se ka paralajmëruar zyrtarët kinezë se administrata Biden po përgatit sanksione ndaj bankave, kompanive dhe udhëheqjes në Pekin, nëse ata ndihmojnë forcat e armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, i cili po vazhdon./REL
Në Gjermani kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë në dok...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se pritet që...
"Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim re...
Zyrtarë të qeverisë serbe thanë se presidenti i Serbisë Al...
Dizajneri legjendar italian i modës Roberto Cavalli ka...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se normalizimi ...
Të drejtat riprodhuese janë vendosur përsëri në qendër të ...
Një grua ka mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri n...
I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, ...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj të moshë...
Gianfranco Bonzi, i njohur si Franco, rezulton i zhduk...
Për të forcuar ushtrinë e vendit që vuan nga humbjet e mëd...
Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimin për punonj...
Forcat e sigurisë ruse kanë raportuar se kanë penguar një ...
Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin...
OJ Simpson, ish-lojtari i futbollit, i cili u akuzua d...
Zhytësit kanë identifikuar trupat e dy prej katër të z...
Shkencëtarët në mbarë botën po monitorojnë përhapjen e gri...
Qeveria e Suedisë njoftoi sot se do të shpenzojë 33 mi...
Ishte gjyqi më spektakolar i mbajtur ndonjëherë në Vietnam...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...