
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit të përgjakshem me bombë të së dielës. Të hënën forcat turke të sigurisë arrestuan një grua të dyshuar për vendosjen e bombës që vrau gjashtë persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë. Ankaraja akuzon militantët kurdë të Sirisë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për dhënien e urdhrit për sulmin.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës në Stamboll, forcat turke të sigurisë arrestuan gruan e dyshuar për vendosjen e bombës në sulmin e së dielës. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi të hënën atë që autoritetet e konsideruan si një përparim në hetimin e kësaj ngjarjeje.
Zoti Soylu tha të hënën se "personi që ishte përgjegjës për incidentin, që vendosi bombën, u ndalua nga policia e Stambollit, së bashku me 21 persona të tjerë".
Arrestimet në lidhje me sulmin vazhdojnë. Deri të hënën, më shumë se 50 persona janë ndaluar nga autoritetet.
Një video me pamje të një gruaje duke lënë një çantë në vendin e shpërthimit e që me pas largohet, u publikua menjëherë pas sulmit.
Forcat turke të sigurisë thonë se gruaja e dyshuar për sulmin është shtetasja siriane Ahlam Albashir. Ata pretendojnë se ajo e ka pranuar se është stërvitur nga Partia Punëtore e Kurdistanit, PKK. Por përmes një deklarate të lëshuar të hënën, PKK-ja mohoi përfshirjen në këtë sulm, duke thënë se ajo nuk godet civilët.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
PKK-ja, para më shumë se 40 vjetëve, filloi një luftë kundër shtetit turk, duke kërkuar më shumë të drejta për kurdët në vend. Grupi militant ishte i lidhur me një sulm me bombë në një ndeshje futbolli në Stamboll në vitin 2016, në të cilin u vranë më shumë se 40 njerëz.
Por, ministri i brendshëm turk, pretendon se sulmi i së dielës ishte planifikuar në Kobani, një qytet sirian i kontrolluar nga YPG, një grup i armatosur i kurdëve të Sirisë, që Ankaraja thotë se është i lidhur me PKK-në. YPG ka mohuar akuzat se ka lidhje me grupin PKK. Shtetet e Bashkuara mbështesin YPG-në në luftën e saj kundër Shtetit Islamik. Ministri i brendshëm turk Soylu, duke folur në vendin ku ndodhi sulmi me bombë në Stamboll, tha se Turqia duhet të rishqyrtojë lidhjet e saj me aleatin e saj amerikan pas sulmit të së dielës.
Zoti Soylu tha se Turqia nuk i pranon ngushëllimet e ambasadës amerikane. Zyrtari turk tha se aleanca me një shtet që dërgon para për këto grupe, duke ushqyer zonat e terrorit në Kobani, që synojnë të dëmtojnë paqen në Turqi, sipas tij, është e debatueshme. Kjo është e hapur dhe e qartë, tha zoti Soylu.
Mbështetja e Uashingtonit për YPG-në dhe degën e saj politike, PYD, po i helmon marrëdhëniet me aleatin e tij turk, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Senem Aydin-Duzgit nga Universiteti Sabanci i Stambollit.
“Kemi aleancën amerikane me kurdët, me PYD-në, veçanërisht në veri të Sirisë. Pra, ekziston një perceptim se Amerika është në një lloj aleance me PKK-në dhe lëvizjen nacionaliste kurde. Dhe kjo në njëfarë mënyre krijon një lloj armiqësie”, thotë ai.
Rritja e tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara vjen ndërsa tregtarët pastrojnë rrënojat e dyqaneve të shkatërruar nga sulmi i së dielës me bombë.
“Ka qenë një katastrofë, siç mund ta shihni. Njerëzit po luftonin për jetën. Nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Lokman Kalkan, pronar i një dyqani të dëmtuar.
Detaje mbi të vrarët gjatë sulmit të së dielës kanë filluar të bëhen publike. Nënë e bir, babë e bijë dhe një çift i martuar, ishin në mesin e të vrarëve. Viktima më e madhe në moshë ishte 40 vjeç./ VOA
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Ish zyrtarja e lartë braziljane, Flordelis dos Santos ...
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më se...
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti një fjal...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
Nga ngjarja e rëndë me eksploziv në Stamboll, humbën jetën...
Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kë...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ...
Sergei Lavrov është dërguar në spital pasi mbërriti në sam...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep ...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...