Zelenski: Ushtria ruse kreu krime lufte në Herson
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha të hënën se u ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës, ku nuk ka më punonjës serbë në institucionet vendase, të cilët u tërhoqën në shenjë kundërshtimi të zbatimit të vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Zoti Borrell i bëri këto komente në hapje të takimit të Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Europian përgjatë punimeve të të cilit do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, me theks të posaçëm në situatën në veriun e Kosovës.
Zoti Borrell i cili gjatë fundjavës u takua ndarazi në Paris me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se 'jemi në prag të një krize tjetër" dhe se duhet dalë nga situata përmes një qasjeje strukturore.
"Kemi paraqitur një propozim, i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t'u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre, të respektojnë angazhimet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur shumë vjet më parë", tha zoti Borrell, por pa dhënë ndonjë hollësi se për çfarë propozimi bëhet fjalë.
Gjatë fundjavës udhëheqësit e të dyja vendeve qëndruan në Paris, por me gjithë paralajmërimet nuk u realizua një takim mes tyre.
Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për një shtyrje prej dhjetë muajsh për të shmangur tensionet.
Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave dhe të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa punonjësit serbë të kthehen në institucionet që i braktisën më 4 nëntor dhe të krijojnë hapësirë për diskutimin e një propozimi franko-gjerman për një marrëveshje mes palëve.
Autoritetet në Prishtinë thonë se propozimi shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se propozimi është i papranueshëm sepse niset nga pohimi se Kosova është e pavarur, gjë që kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia./VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontr...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pj...
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...