Biden do të bisedojë me Xi për Korenë e Veriut
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...

Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për takime të rëndësishme me udhëheqësit e shoqatës së vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), ku vetëm një ditë më parë mori pjesë edhe kryeministri kinez. Pjesëmarrja e Presidentit Biden në takimin e ASEAN-it i paraprin takimit të shumëpritur të hënën me Presidentin kinez Xi, në kuadrin e takimit të G-20ës që mbahet këtë vit në Indonezi.
Presidenti Joe Biden filloi bisedimet me udhëheqësit e ASEAN-it në Phnom Penh duke thënë në fjalën çelëse se bashkëpunimi me një ASEAN të fuqizuar dhe të bashkuar është thelbi i strategjisë amerikane në rajonin Indo-Paqësor.
“Gjatë vitit të kaluar administrata ime njoftoi iniciativa të reja për ASEAN-in me vlerë prej 250 milionë dollarësh. Për vitin 2023, kemi propozuar në buxhet një asistencë prej 850 milionë dollarësh për Azinë Juglindore”, tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden synon të diskutojë gjatë takimeve luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj global, si dhe situatën në Mianmar. Punimet e takimit drejtohen nga kryeministri i Kamboxhias, që ka kryesinë e radhës.
“Le të përqëndrohemi tek objektivi i përbashkët për zhvillimin e ndërsjelltë të paqes, stabilitetit dhe përmirësimin e rajonit”, tha Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen.
Takimi po ndodh ndërsa vazhdon dhuna dhe ngërçi politik në Mianmar. Junta ushtarake në këtë vend nuk ka zbatuar planin për paqe të ASEAN-it, duke zemëruar kështu udhëheqësit e vendeve anëtare.
“Nuk duhet të lejojmë që situata në Mianmar të sfidojë ASEAN-in”, tha Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo.
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me udhëheqësit e ASEAN-it të premten, një ditë përpara mbërritjes së Presidentit Biden.
Pekini po përpiqet të fitojë mbështetje në rajon nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe infrastrukturore, duke konkurruar me influencën e Uashingtonit që jep kontributin kryesor për sigurinë e këtij rajoni.
Udhëheqësit e vendeve të ASEAN-it po ndjekin me shqetësim rritjen e rivalitetit SHBA – Kinë.
“Çfarë ndodh nëse ka zhvillime me Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë qasje në Singapor, Indonezi dhe Filipine? A do lejohet qasja dhe a do të shndërrohemi ne në objektiva të Kinës? Për këtë nuk ka ende një përgjigje në rajon”, thotë Evan Laksmana, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.
Ukraina ishte në epiqendër të vëmendjes këtë javë, ndërsa Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba nënshkroi me ASEAN-in traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit, një lëvizje simbolike kjo ndërsa Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të izolojnë Rusinë.
Këtë vit, Shtetet e Bashkuara morën në ASEAN statusin e partnerit strategjik, të cilin e mori edhe Kina vitin e kaluar. Pjesëmarrja e Presidentit Biden në takimin e ASEAN-it i paraprin takimit të shumëpritur të hënën me Presidentin kinez Xi në kuadrin e takimit të G-20ës që mbahet këtë vit në Indonezi.
“Ajo që dëshiroj të arrij kur të bisedoj me të është që të përcaktojmë vijat tona të kuqe; të kuptojmë se çfarë konsideron ai interesa jetike kombëtare të Kinës dhe ato që unë di se janë në interesin jetik të Shteteve të Bashkuara; si dhe të përcaktojmë nëse këto janë në konflikt me njëra-tjetrën, dhe nëse po, si do t’i zgjidhim ato”, tha Presidenti Biden./ VOA
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbaj...
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim...
Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë n...
Sipas një kërkimi mbarëkombëtar të të dhënave dhe rezultat...
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i...
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të r...
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës...
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po ...
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen recipro...
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arrat...
Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë ...
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhëni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për...
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa O...
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...