Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Sipas një kërkimi mbarëkombëtar të të dhënave dhe rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, kandidatët e krahut të majtë në garën për prokurorë të qarkut, morën një mbështetje të fortë nga miliarderi Xhorxh Soros, dhe e fituan garën e tyre.
“Fox News Digital” kreu një investigim në 50 shtete, duke u mbështetur në bazat e të dhënave të financave të fushatës, dhe identifikoi të paktën 4 kandidatë prokurorë që morën mbështetje financiare nga Soros dhe që fituan. Këtu përfshihet 2 kandidatë të rinj dhe 2 të tjerë, të cilët ai i ka mbështetur më parë.
Në këtë skemë financimi është përfshirë financierja e kompanive të Soros, Uitni Timas, që ka krijuar disa të ashtuquajtura komitete të veprimit politik (PAC) në shtetet ku miliarderi synon të diktojë garën për prokurorët. Pasi ngrihen këto struktura, financuesi derdh para në PAC, të cilat priren të shpenzojnë qindra mijëra dollarë për të mbështetur kandidatët e tij të preferuar.

Zakonisht këto organe shpërbëhen pas zgjedhjeve. Në rastet e mëparshme, Timas krijoi komitete në nivel qyteti, si në Filadelfia në dobi të Prokurorit të Qarkut Lerri Krasner. Inestigimi i “Fox News Digital” mbuloi vetëm bazat e të dhënave shtetërore, dhe kjo do të thotë se mund të ketë më shumë kandidatë.
Ndër kandidatët e mbështetur nga Soros që garuan në zgjedhjet e nëntorit përfshihen Kimberli Graham në Ajoua.Verës që kaloi, Graham mori më shumë se 300.000 dollarë mbështetje nga financierja e Soros në zgjedhjet primare brenda Partisë Demokratike për Prokurorin e Qarkut Polk.
Kandidatja progresiste u përball me avokatin republikan Allan Richards në zgjedhjet e përgjithshme të së martës, të cilin e mposhti lehtësisht me gati 14 për qind diferencë. Ndërkohë Soros depozitoi 300.000 dollarë për PAC-un e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Mein në muajin maj.
Këto para mbështetën garën e Xheki Sartoris, e cila mposhti prokurorin demokratik të Qarkut të Qarkut Kumberlend, Xhonatan Sarbek në zgjedhjet paraprake të qershorit. Asnjë kandidat republikan apo i pavarur nuk u paraqit për të kandiduar kundër Sartoris, gjë që e bëri atë një garë formale.

Në Teksas, Soros shpenzoi qindra mijëra dollarë në ditët e fundit në mbështetje të Prokurorit të Qarkut Beksar, Xho Gonzalez, dhe të Prokurorit të Qarkut të Dallasit, Xhon Krezo, të cilët Soros i kishte ndihmuar edhe më parë për të marrë këtë post.
Gonzalez mposhti sfidantin republikan Mark Lahud, ndërsa Krezo mundi sfidanten republikane Fait Xhonson me 20 për qind diferencë. Këto financime në zgjedhje për prokuroritë e qarqeve, vijnë pas përpjekjeve të ngjashme që janë bërë për vite më radhë.
Soros i sheh prokurorët e qarqeve si një element shumë të rëndësishëm për rishikimin e sistemit të drejtësisë penale. Për këtë arsye, ai ka mbështetur financiarisht dhjetëra kandidatë prokurorë të ekstremit të majtë, përfshirë Krasner në Filadelfia, Kim Foks në Çikago, Kim Gardner në Sent Luis dhe Xhorxh Gaskon në Los Anxheles.
Po ashtu, Soros ka financuar shumë nisma që synojnë të ndryshojnë sistemin e drejtësisë penale. Në vitin 2020, rrjeti i tij i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur premtoi 70 milionë dollarë për përpjekjet lokale për reforma të tilla, të cilat ishin pjesë e një fushata më domethënëse me një financim prej 220 milionë dollarësh për barazinë racore.
Për më tepër, Soros ka financuar edhe një përpjekje që kërkon dobësimin e kompetencave të policisë. Në vitet 2019 dhe 2020, Fondacioni i tij për Promovimin e Shoqërisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse dhe me një rrjet shumë të përhapur, dha 4.5 milionë dollarë për Qendrën e Burimeve të Komunitetit për Sigurinë dhe Përgjegjësinë, raportoi më herët “Fox News Digital”.
Paratë e Soros ndihmuan në krijimin e kësaj strukture, e cila ka shqyrtuar “alternativat ndaj policimit në kontekstin e kornizave të heqjes së policisë”, thuhet në memon e grupit. Po ashtu Qendra e Politikave në Fondacionin Soros për Shoqëritë e Hapura, akordoi një donacion prej 500.000 dollarësh në përpjekjen e dështuar të vitit 2021 për të “çmontuar” dhe zëvendësuar departamentin e policisë së Minneapolis.
Kjo përpjekje u drejtua nga aktivistë të së majtës ekstreme, dhe u mbështet nga kongresmeni i demokrat i Minesotës, Ilhan Omar. Majkëll Vashon, zëdhënësi i Soros, nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të “Fox News Digital” lidhur me këto financime.
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i...
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të r...
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës...
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po ...
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen recipro...
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arrat...
Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë ...
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhëni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për...
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa O...
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë p...
Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për s...
Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas...
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hi...
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie t...
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Uk...
Një gjykatës federal në Teksas arriti të enjten në përfund...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...