"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po valviteshin "në masë dhe kudo", në vazhdën e tërheqjes së Rusisë nga rajoni jugor i Khersonit, një nga katër rajonet në Ukrainë që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në shtator.
Ofensiva disamujore e Ukrainës për të rimarrë qytetin e Khersonit, i vetmi kryeqytet provincial që ka qenë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, po arrin kulmin. Rënia e qytetit do t'i sillte një tjetër poshtërim Moskës pas një vargu humbjesh në fushëbetejë dhe pengesash të tjera.
Ja një vështrim se çfarë po ndodh dhe pse Khersoni është një qytet kaq i rëndësishëm për të dyja palët.
PSE QYTETI KA KAQ SHUMË RËNDËSI?
Khersoni, i cili kishte një popullsi prej 280,000 banorësh paraluftës, është i vetmi kryeqytet rajonal që u kap nga forcat ruse. Qyteti dhe zonat përreth ranë në duart e Moskës në ditët e para të luftës, ndërsa trupat ruse i dhanë shtytje shpejt sulmit të tyre në veri nga Gadishulli i Krimesë – rajoni i aneksuar ilegalisht nga Kremlini në 2014.
Humbja e tij ishte një goditje e madhe për Ukrainën për shkak të vendndodhjes në lumin Dnieper pranë grykëderdhjes së Detit të Zi dhe rolit të qytetit si një qendër e madhe industriale. Qysh atëherë, luftëtarët e rezistencës ukrainase kanë sfiduar trupat ruse për kontrollin e qytetit, me akte sabotazhi dhe vrasje të zyrtarëve të caktuar nga Moska.
Khersoni ndodhet gjithashtu në një pikë ku Ukraina mund të ndërpresë ujin e pijshëm nga lumi Dnieper në Krime. Kievi i bllokoi këto furnizime jetike pas aneksimit të gadishullit të Krimesë dhe Putini përmendi nevojën për t'i rikthyer ato si një arsye prapa vendimit të tij për të pushtuar Ukrainën.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës, një medium me bazë në Uashington, në 24 orët e fundit, trupat ukrainase kanë fituar epërsi në veriperëndim, perëndim dhe verilindje të qytetit të Khersonit, duke përparuar deri në 7 kilometra në disa zona.
“Rusët kanë lëvizur në pozicione që shpresojnë se do të jenë më të lehta për t'u mbrojtur. Ukraina do të duhet të vendosë nëse, kur dhe si do të vazhdojë sprapsjen e forcave ruse”, tha Olga Oliker, drejtore për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “Por Ukraina po merr përsëri kontroll… dhe ky është një lajm shumë i mirë për Mykolaiv-in, të cilin Rusia tani do ta ketë shumë më të vështirë ta bombardojë. Është një përparim i rëndësishëm për Ukrainën”.
ÇFARË KANË GJETUR TRUPA UKRAINASE?
Zyrtari rajonal i Khersonit, i emëruar nga Ukraina, Serhii Khlan tha se ndërsa Rusia tërhoqi trupat e saj nga bregu perëndimor i lumit që ndan rajonin, ata kanë lënë rrënojat pas, duke shkatërruar infrastrukturën kryesore, përfshirë objektet e energjisë dhe urat.
"Gjithçka do të duhet të rindërtohet," tha ai të premten në një konferencë përmes videos. “Ndërsa po largoheshin, ata po hidhnin në erë gjithçka, gjithçka që mund të pengonte përparimin ukrainas.
Zoti Khlan këshilloi civilët të qëndronin në shtëpi dhe tha se situata humanitare ishte vërtet e ndërlikuar, me furnizimin e ndërprerëvme energji elektrike dhe komunikime shumë të kufizuara.
Kremlini mbeti sfidues të premten, duke këmbëngulur se zhvillimet në fushën e betejës në rajonin e Khersonit nuk përfaqësonin në asnjë mënyrë një siklet për Putinin.
Nga frika e një kundërsulmi kaq të madh ukrainas, administrata rajonale e instaluar nga Kremlini në Kherson thuhet se zhvendosi të paktën 70,000 banorë në fillim të këtij muaji.
ÇFARË DO TË THOTË HUMBJA E KHERSONIT PËR RUSIN?
Një tërheqje nga Khersoni dhe zona të tjera në bregun perëndimor të Dnieper-it do të shkatërronte shpresat ruse për të shtyrë një ofensivë në perëndim në Mykolaiv dhe Odesa për të ndërprerë qasjen e Ukrainës në Detin e Zi. Moska kishte shpresuar gjithashtu të ndërtonte një korridor tokësor në rajonin separatist të Transnistrias në Moldavi, qendra e një baze të madhe ushtarake ruse.
"Humbja e Khersonit do t'i kthejë në pluhur, të gjitha ëndrrat e Kremlinit në jug " tha analisti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov. “Khersoni është një çelës për të gjithë rajonin jugor, i cili do të lejonte Ukrainën të synonte rrugët kryesore të furnizimit për forcat ruse. Rusët do të përpiqen të mbajnë kontrollin e tij duke përdorur të gjitha mjetet”.
ÇFARË DO TË THOTË RIMARRJA E KHERSONIT PËR UKRAINËN?
Për Ukrainën, rimarrja e Khersonit do të krijonte terrenin për rimarrjen e pjesës së pushtuar nga Rusia të rajonit të Zaporizhias dhe zonave të tjera në jug, dhe përfundimisht do të shtynte një ofensivë në Krime.
Rimarrja e kontrollit të Khersonit do të nënkuptonte gjithashtu se Kievi mund të ndërpresë përsëri ujin për Krimenë.
“Pas çlirimit të Khersonit, rusët do të kenë sërish probleme me ujin e pijshëm në Krime”, shtoi zoti Zhdanov.
Volodymyr Fesenko, kreu i institutit të pavarur Penta Center me bazë në Kiev, vuri në dukje se kontrolli i rajonit Kherson dhe zonave të tjera jugore ishte një çmim i madh për Rusinë dhe humbja e tyre do të kishte pasoja të dhimbshme për Putinin brenda dhe jashtë vendit.
"Nëse rusët largohen nga Khersoni, Kremlini do të përballet me një valë tjetër kritikash të ashpra ndaj komandës ushtarake dhe autoriteteve në përgjithësi nga qarqet ultra-patriotike," tha zoti Fesenko, duke shtuar se rënia e qytetit do të demoralizonte më tej forcat e armatosura ruse dhe ndoshta nxisin kundërshtimin ndaj përpjekjeve të mobilizimit.
Ai tha gjithashtu se Kina dhe India do ta shihnin rënien e Khersonit si një shenjë të dobësisë së Kremlinit.
“Putini do të përballet me humbje të reputacionit jo vetëm brenda vendit, por edhe në sytë e Kinës, dhe kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për Kremlinin”, tha zoti Fesenko./VOA
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen recipro...
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arrat...
Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë ...
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhëni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për...
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa O...
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë p...
Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për s...
Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas...
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hi...
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie t...
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Uk...
Një gjykatës federal në Teksas arriti të enjten në përfund...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të enjten mundësisë p...
Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një...
Olaf Sholc është duke ndjekur traditën e krerëve të qeveri...
Gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitle...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...