Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti, thanë se në Paris kanë prezantuar një kornizë të përgjithshme të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ndërsa për propozimin franko-gjerman, ata thanë se "shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme", thuhet në një komunikatë të përbashkët. Presidentja Osmani-Sadriu dhe kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilluan në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron. Ky i fundit ftoi në Paris edhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiq, në kuadër të Forumit të Paqes.
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në takim me Macronin kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se "institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”.
"Tendencat destabilizuese serbe"
"Në këtë drejtim, Presidentja Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destablizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë”, thuhet në njoftimin e përbashkët të presidencës dhe kryeministrisë së Kosovës, duke falënderuar Presidentin Macron dhe Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut. Vet Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e një plani franko-gjerman, që është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë ditës së premte udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë zhvillojnë takime të ndara në Paris edhe me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. U tha se në Paris mund të zhvillohet edhe një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç. Por, ky i fundit pas takimit që zhvilloi me presidentin e Francës Emannuel Macron, tha se "nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Paris”.
"Ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, por tashmë nuk besoj se do të ndodhë”, tha Vuçiç, duke mos shpjeguar shkakun pse takimi i parashikuar nuk do të mbahet. Vuçiç tha se Presidentit francez ia ka përcjellë siç tha "zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”.
"Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje", tha Vuçiç.
Pikërisht është çështja e targave serbe të makinave dhe vendimi i Prishtinës që mos t'i lejojë ato të qarkullojnë në Kosovë, ishin shkaku pse serbët e veriut të Kosovës vendosën që në mënyrë masive të largohen nga institucionet e Kosovës. Vuçiç tha se "i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, por nuk tregoi detaje.
Nga ana tjetër kryeministri Kurti, ditë më parë në një konferencë për media, tha se "Presidenti serb Vuçiç, po i përdorte pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim, pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman”.
E përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se kushti për kthim në institucionet e Kosovës është tërheqja e vendimit të Prishtinës për targat dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Qeveria e Kosovës thotë se në Kosovë nuk do të ketë Asociacion njëetnik. Themelimin e Asociacionit dhe shtyrjen e vendimit për targat po e kërkon me ngulm edhe Bashkimi Europian dhe SHBA-ja, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme. Këtë e tha një ditë më parë i ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, në një intervistë me "Zërin e Amerikës", duke e vlerësuar situatën në veriun e Kosovës si mjaft të rrezikshme.
"Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të QUINT-it, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë", tha Escobar.
Largimi i serbëve, "i padobishëm"
"Ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha Gabriel Escobar.
Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj të shkallëzuar për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, shkroi të "Twitter" se gjatë një bisede telefonike me presidentin serb Vuçiç, ka ndarë zhgënjimin për vendimin e Prishtinës për targat.
"Ndamë zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë afatin për targat, diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, folëm për progresin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e Serbisë në rrugën euro-integruese", shkroi Chollet./DW
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë p...
Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për s...
Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas...
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hi...
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie t...
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Uk...
Një gjykatës federal në Teksas arriti të enjten në përfund...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të enjten mundësisë p...
Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një...
Olaf Sholc është duke ndjekur traditën e krerëve të qeveri...
Gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitle...
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amn...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën...
Presidenti Joe Biden thotë se nuk planifikon të ndrysh...
"Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për d...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundë...
Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...