Amnesty International thotë se Rusia "ka gjasa" të kryejë krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amn...

Gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitleri ishte i njohur për refuzimin e tij të vazhdueshëm për lejimin e tërheqjes së trupave të tij, madje edhe kur ajo ishte lëvizje taktike e vetme që kishte kuptim. Edhe kur Ushtria e Kuqe po e rrethonte Ushtrinë e Gjashtë Gjermane në rrethinat e Stalingradit në fundin e vitit 1942, Fyhreri refuzoi një tërheqje taktike. “Nuk do të tërhiqem nga Vollga!”- bërtiti ai para pjesëtarëve të shtabit të tij.
“New York Times” raportoi në fund të shtatorit se diktatori rus Vladimir Putin po sillej ngjashëm duke refuzuar kërkesën për tërheqjen e forcave ruse që gjendeshin në një presion të madh si pasojë e kundërofensivës ukrainase në qytetin jugor të Ukrainës, Kerson.
Putini nuk ishte i gatshëm të tërhiqej nga lumi Dnjeper. Por nëse ishte kështu atëherë, sot gjërat kanë ndryshuar. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi të mërkurën tërheqjen e forcave ruse në anën lindore të Dnjepër. Duke supozuar se kjo lëvizje nuk është një mashtrim, rusët po lënë pas të vetmin kryeqytet rajonal që e kishin pushtuar që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në fund të shkurtit.
Dhe ai nuk ishte një vendim i marrë vetë nga një zyrtar servil ndaj eprorit si Shoigu. Ai erdhi qartazi nga lart. Nga këndvështrimi ushtarak i Moskës, kjo tërheqje është logjike. Siç u shpreh edhe gjenerali rus Sergei Surovikin, komandanti i forcave ruse në Ukrainë, ky veprim do të “shpëtojë aftësitë tona ushtarake”.
Bregu lindor do të jetë shumë më i lehtë për t’u mbrojtur nga trupat ruse, sepse për të vazhduar ofensivën e tyre, ukrainasit do të detyroheshin të kalonin lumin nën zjarrin e armikut. Por edhe pse një domosdoshmëri ushtarake, ky vendim përbën gjithsesi një humbje poshtëruese për Putinin.

Kerson është një port i rëndësishëm i Detit të Zi, dhe kryeqyteti i njërit prej 4 rajoneve që Putini i aneksoi ilegalisht në shtator. Për më tepër, rusët shpresonin ta përdornin këtë qytet një bazë nga e cila do të pushtonin përfundimisht qytetet e afërta ukrainase Mikolaiv dhe Odesa.
Dhe kjo do t’u kishte dhënë mundësi rusëve ta privonin tërësisht Ukrainën nga qasja në Deti i Zi, që është aktualisht arteria e saj kryesore tregtare. Tashmë ofensiva ruse po shkon në drejtimin e kundërt. Rusët duhet të organizojnë një nga operacionet më të vështira ushtarake: një “tërheqje” nën zjarrin e armikut.
Është në dorën e ukrainasve nëse kjo tërheqje e rusëve do të jetë e vështirë apo e lehtë. Trupat ruse do të jenë shumë të rrezikuara ndaj sulmeve kur të kalojnë lumin. Rusët po humbasin jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të territorit në bregun perëndimor të lumit Dnjeper, por edhe qasjen në Kanalin e Krimesë Veriore, që çonte ujin nga lumi Dnjepër në Krime.
Zyrtarët ukrainas e kishin ndalur rrjedhën e ujit që në vitin 2014, në shenjë hakmarrje për aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Rusia. Në qershor të këtij viti, forcat ruse mundësuan rihapjen e rrjedhës. Dhe tani kjo linjë do të mbyllet sërish, gjë që do ta bëjë më të vështirë mbajtjen e Krimesë nga Rusët, dhe do të dëmtojë më tej “urën tokësore” aq të lakmuar nga Putin.
Ura aktuale që ndërtoi disa vite më parë Putin për të lidhur Krimenë me kontinentin rus përmes Ngushticës së Kerçit u dëmtua rëndë në një shpërthim misterioz në majin tetor, një akt pas të cilit mendohet se fshihen forcat speciale ukrainase. Edhe para se të hiqte dorë nga Kerson, Rusia kishte humbur afro gjysmën e territorit që kishte pushtuar që nga shkurti.
Tani kjo tërheqje ia bën të qartë popullit rus se sa keq po shkon lufta, dhe u jep ukrainaseve inkurajimin aq të nevojshëm, pikërisht në një kohë kur ata po përballen me kufizime të rënda të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit në qytete si Kievi, si rezultat i bombardimeve me raketat ruse.
Kjo fitore e fundit e Ukrainës, do ta ndihmojë në ruajtjen e kohezionit në koalicionin pro-ukrainas në Perëndim, edhe nëse çmimet e energjisë rriten gjatë dimrit. Ajo duhet t’i japë shtysë të mëtejshme Kongresit të SHAB-së për të miratuar një paketë tjetër të madhe të ndihmës për Ukrainën këtë vjeshtë, përpara kontrollit të pritshëm të tij nga republikanët.
Në një farë mënyre, lajmi më i mirë për këtë tërheqje, është se ajo ofron më shumë prova se Putini është racional, pra ai nuk është një tjetër Hitler që dëshiron të vdesë në bunkerin e tij, pa e vrarë mendjen sesa njerëz merr me vete.
Për më tepër, kjo lëvizje përforcon argumentin që kam përmendur në fillim të kësaj jave, duke shkruar mbi gatishmërinë e Putinit për të lejuar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi dhe për t’u tërhequr nga kërcënimet e tij bërthamore: Lideri autoritar rus është një aktor racional, i cili është i gatshëm të tërhiqet kur ndodhet nën presion, edhe nëse kjo nuk mund të jetë në avantazhin e tij.
Së fundmi, ky zhvillim duhet të zbehë edhe shqetësimin se Putini do të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse ai nuk ia del mbanë në Ukrainë. Sigurisht Putin ka bërë shumë llogari gabim, dhe ai po nguron ta pranojë humbjen. Por ai nuk është mendërisht i paqëndrueshëm, budalla apo një kamikaz. Kësisoj, tërheqja e ushtrisë ruse nga Kherson ofron lajme inkurajuese jo vetëm për gjendjen e luftës në Ukrainë, por edhe për gjendjen mendore të Putinit.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amn...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën...
Presidenti Joe Biden thotë se nuk planifikon të ndrysh...
"Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për d...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundë...
Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor mira...
Situata në veri të Kosovës ka sjellë trazira në Kuvendin e...
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...
Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit...
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...