Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të cilit NATO dhe Shtëpia e Bardhë do të ushtrojë presion për të rihapur negociatat kur Kievi të ketë çliruar Kersonin, ka shkaktuar një tërmet politik në Ukrainë. Por qeveria atje nuk tërhiqet nga qasja e saj e ashpër.
“Dialogu në këto momente me Putinin do të nënkuptonte dorëzimin e Ukrainës. Dhe ne nuk do t’i japim atij kurrë këtë dhuratë”- shprehet për një interviste për gazetën italiane këshilltari kryesor i presidentit Zelenski, Mikhailo Podoliak.
Ai thekson se Ukraina mund të arrijë fitoren ndaj Rusisë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ishit në dijeni të këtij plani?
Jo përmes deklarime të tilla të drejtpërdrejta. Por çdo metër tokë që çlirojmë ne na forcon. Dhe këto janë gjëra të dukshme. A do të thotë se kjo apo ajo fitore ushtarake na sjell në gjendjen kur mund të rinisim negociatat? Po, por vetëm nëse Rusia tregohet e gatshme. Deri tani “oferta negociuese” e Kremlinit është një ultimatum banal: pranimi i humbjes së territoreve dhe sovranitetit. Por shoqëria ukrainase nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Ushtria ruse duhet të largohet plotësisht nga territori ukrainas dhe më pas do të vijë edhe dialogu.
E përsëris edhe njëherë, keni pasur informacione mbi bisedimet mes Moskës dhe Pentagonit? Çfarë mendoni për to?
Unë mendoj se duhet t’i lëmë mënjanë spekulimet. Bisedat telefonike mes shefit të Pentagonit dhe Ministrit rus të Mbrojtjes Shoigu janë një informacion publik, dhe nuk ka asgjë të re. Forcat e armatosura të të dyja vendeve mund të komunikojnë me njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe paralajmërimet mbi pasojat e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.
Por nuk ka negociata të vazhdueshme midis Rusisë dhe vendeve perëndimore mbi Ukrainën. Partnerët tanë i përmbahen parimit të “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. Ndaj asnjë nga palët nuk do të ishte në gjendje të garantonte zbatimin e marrëveshjeve, pa mbështetjen e popullit ukrainas.
Ju e keni thënë shpesh se nuk do të bëni marrëveshje me Putinin, por rënia e presidentit rus nuk është më një qëllim strategjik për SHBA-në, pasi kjo do të forconte Kinën. A jeni gati të rishikoni pozicionin tuaj?
Për këtë çështje nuk ka një konsensus midis udhëheqësve perëndimorë. Çdo marrëveshje me Putinin do të sillte dorëzimin e territoreve të ushtuara ukrainase, dhe do të forconte autokracitë e tjera. Marrëveshja me Putinin është një biletë vetëm vajtje në një botë ku ligji ndërkombëtar nuk funksionon më, dhe ku ka rëndësi forca, dhe kjo e fundit janë armët bërthamore. Dhe përse duhet të paguajmë një çmim të tillë nëse Putini nuk heq dorë nga ideja për të na shkatërruar? Armëpushimi për Rusinë është një pauzë taktike për t’u forcuar. A ia vlen një dhuratë e tillë për Moskën?
Sukseset tuaja bazohen tek armët dhe mbështetja e Perëndimit. A do të vazhdonit të luftoni nëse ai do t’ju mohonte ndihmën e re ushtarake?
Pyetini ukrainasit. Pyetini ata, shtëpia e të cilëve u godit nga një raketë ruse. Ata, që familjarët u janë vrarë apo përdhunuar. Ata që e kalojnë natën në llogore të ftohta dhe të lagështa. Pyesni ata që do të qëndrojnë këtu këtë dimër, duke e ditur se Rusia do të përpiqet të na ndërpresë energjinë elektrike, ujin dhe komunikimet.
Pyetini ata duke i parë këta njerëz në sy. Ne nuk kemi zgjidhje. Rusia na ka pushtuar me krematoriume të lëvizshme dhe me gjysmë milioni çanta për vendosjen e kufomave. Nëse ndalojmë së mbrojturi veten, do të pushojmë së ekzistuari. Ndaj ne do të vazhdojmë të luftojmë edhe nëse do të na goditni me thikë pas shpine.
Buxheti për vitin 2023 parashikon një deficit prej 38 miliardë dollarësh. A keni ndonjë garanci se ai do të financohet nga Perëndimi pa pranuar negociatat?
Në luftë, mbështetja financiare nuk është më pak e rëndësishme sesa mbështetja ushtarake. Ne jemi duke negociuar me partnerët, por është e pamundur ta lidhim këtë me negociatat: Rusia nuk ofron dialog, por një ultimatum. Për çfarë duhet të flasim? Me kë? A duhet të heqim dorë nga territoret në këmbim të parave?”.
Moti po ftohet. A do të ndalet kundërofensiva juaj?
Jo. Moti nuk do të ndikojë në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territoret e saj.
A do ta vrisnit Putinin nëse do të mundnit?
Ukraina zhvillon një luftë ekskluzivisht mbrojtëse. Ne nuk sulmojmë territorin e Federatës Ruse. Ne duam thjesht të dëbojmë nga këtu ushtrinë pushtuese ruse.
Pse u shpronësuan aksionet e oligarkut Kolomoiski? Për shkak të marrëdhënieve të tij me komunitetin hebre rus dhe me Izraelin? Për rolin e tij të mundshëm në negociata?
Ky vendim ka të bëjë me 5 njerëz dhe kompani të rëndësishme strategjike për ushtrinë, të cilët nuk e kanë përdorur potencialin e tyre të plotë. Nuk kemi asgjë personale me të.
Kolomoiski ishte sponsori i ngjitjes në pushtet të Zelenskit. Si është sot marrëdhënia e tyre?
Presidenti nuk ka marrëdhënie me Kolomoiski apo biznesmenë të tjerë të mëdhenj. Është një mit i krijuar nga kundërshtarët gjatë zgjedhjeve të vitit 2019. Pasuria dhe ndikimi i oligarkëve në Ukrainë vetëm sa janë zvogëluar.
Si do të garantoni ndriçim dhe ngrohje për banorët në muajt e ftohtë?
Ne nuk mund të garantojmë asgjë, dhe shoqëria ukrainase nuk pret garanci. Ne po punojmë me partnerët tanë për të përmirësuar mbrojtjen ajrore.
Çfarë këshille u jepni banorëve të Kievit? Të qëndrojnë apo të emigrojnë përkohësisht për këtë dimër? A po mendoni për një evakuim?
Ne u japim informacione të përditësuara për të marrë vendime autonome. Kalimi i dimrit jashtë vendit ndihmon për të kapërcyer krizën energjetike, por nuk mund të vlejë për të gjithë.
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...