
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Republikën e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjatë një takimi me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe ato të Sigurisë, Javier Colomina.
Sipas Vuçeviçit, “kriza aktuale u shkaktua nga mos-zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina, e cila nuk e përmbushi detyrimin e saj të vetëm, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, më 9 nëntor, që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit dhe që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targat.
Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.
Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - që nga paslufta, më 1999.
Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.
Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), tha sot se ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.
Më 7 nëntor, sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. Ai u kishte kërkuar të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës.
Ambasadori Hovenier tha se janë të shqetësuar për situatën në veri, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”./ REL
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...