Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq.
Gjuriq dhe Filipoviq u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiç falënderoi Gjuriqin dhe Filipoviqin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.
“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiç.
Ai bëri të ditur se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë europianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.
Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë, duke zbatuar vendimin për riregjistrimin e makinave, kanë dashur të shkaktojnë incidente dhe të “poshtërojnë popullin serb”.
Ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.
Më 3 nëntor, autoritetet e Kosovës suspenduan Gjuriqin nga posti i drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme.
Pas kësaj, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiç tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.
“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, tha Vuçiç.
Që nga paslufta, më 1999, në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq - qarkullojnë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat janë ilegale me ligjet në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, po përpiqet të bëjë riregjistrimin e tyre me targa RKS, apo Republika e Kosovës.
Por, shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri refuzojnë ta bëjnë këtë. Ata kanë edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, i cili këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja i kërkuan Kurtit shtyrjen e riregjistrimit të makinave, por, në vend të kësaj, Kurti doli me një plan prej tri fazash, i cili filloi të zbatohet më 1 nëntor dhe do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.
Në fazën e parë, shoferët e makinave me targa të paligjshme qortohen, në të dytën gjobiten me 150 euro dhe në të tretën do t’u kërkohet të pajisen me targa provuese.
Nga 21 prilli, ndërkaq, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhj...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa s...
Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqër...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...