Bisedimet me Kremlinin, “në interes” të SHBA-së
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...

Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcaktohet sot, ndërsa votuesit shkojnë drejt qendrave të votimit për të vendosur nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden, ose duke e zhvendosur pushtetin te Republikanët. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Katherine Gypson, njofton nga një prej shteteve kyçe në Zgjedhjet 2022 - shtetin jugor të Xhorxhias.
Nga Pensilvania në Ohajo, nga Nevada në New Hemshër…kandidatët bënë thirrjet e fundit në garat, që do të vendosin për drejtimin që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara për dy vitet e ardhshme… dhe në shtetin kyç të Xhorxhias, dita fillon me një lutje… dhe një paralajmërim nga kandidati republikan për në Senat, Herschel Walker…
‘Duhet të votojmë siç duhet, në të kundërtën nuk do ta njohim më këtë vend nesër’.
Mbështetësit e zotit Walker janë të irrituar nga presidenti Joe Biden.
“Pas gjithë asaj që kanë bërë demokratët, unë thjesht nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që vendi thjesht të shkojë prapa. Kriza kufitare është jashtë kontrollit dhe nuk duket se Joe Biden do të bëjë gjë për të”, thotë Emmett Shead, votues në Xhorxhia.
Në një sondazh të fundit të Qendrës Kërkimore Pew, më shumë se tre të katërtat e votuesve të anketuar thanë se ekonomia ishte shqetësimi i tyre kryesor në këto zgjedhje.
"Tregu i shtëpive, çmimi i benzinës, ju e dini. Artikujt ushqimorë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë dhe disa artikuj as nuk mund t'i gjejmë më", thotë Amanda Douglas, votuese në Xhorxhia.
Kundërshtari i zotit Walker, senatori demokrat Raphael Warnock, ishte ai që u dha demokratëve kontrollin e senatit në vitin 2021, duke fituar në një garë të ngushtë pas balotazhit.
“Ekonomia është çështja numër një për mua dhe mendoj se Partia Demokrate dhe senatori Warnock, në veçanti, fokusohen vërtet në çështjet e përditshme të amerikanëve. Republikanëve u pëlqejnë të flasin për tregun e aksioneve dhe çdo gjë tjetër”.
Dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund të drejtës federale për abortin, çështjet sociale kanë motivuar gjithashtu votueset femra dhe të pavarurit të votojnë për demokratët.
“Kjo është shumë shqetësuese për mua. Mendoj se të gjithë duhet të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, cilatdo qofshin pikëpamjet tuaja personale, për abortin”, thotë Theresa Allmend, votuese në Xhorxhia.
Gara në Xhorxhia është një ndër më të rëndësishmet për kontrollin e Senatit dhe ndër të paktat gara për në senat, tepër e ngushtë për t’u parashikuar. Partia që do të kontrollojë Senatin pritet të kryesojë me një ndryshim të vogël numrash. Ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve sot votohet për të 435 vendet dhe sipas shumicës së sondazheve, republikanët pritet të marrin kontrollin./ VOA
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka braktisur takimin me k...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraina ka marrë në dorëzim dërgesën e parë të Sistemeve K...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Kryeministri Kurti po akuzon Beogradin zyrtar se ka për që...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e ç...
Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, t...
Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe t...
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...