Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovsit mëngjesin e 9 nëntorit. Si pasojë e disa sulmeve me dronë janë plagosur disa persona dhe janë dëmtuar ndërtesa civile, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, teksa beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor të Donjeckut si dhe në jug të Ukrainës.
“Pushtuesit kanë sulmuar zonën në mënyrë masive me dronë kamikazë. Mbrojtja jonë ajrore ka shkatërruar pesë dronë. Ata po ashtu kanë sulmuar me dronë qytetin e Dnipros, duke shënjestruar ndërmarrje logjistike. Katër punëtorë janë plagosur, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, tha guvernatori Valentyn Reznichenko.
Forcat ruse kanë bombarduar edhe qarkun e Nikopolit duke përdorur raketa Grad dhe artileri të rëndë. Reznichenko tha se sulmet ajrore kanë dëmtuar shtëpi private, një fabrikë, linja elektrike, por nuk ka njerëz të plagosur.
Forcat ruse vazhdimisht bombardojnë rajonin e Dinpropetrovskit, që gjendet në juglindje të Ukrainës, duke përdorur armë të ndryshme. Cak më i shpeshtë i sulmeve janë qarqet e Nikopolit, Krivorizkut dhe Sinelnikut.
Në Kiev, presidenti Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina nuk do të “dorëzojë asnjë centimetër të tokës sonë” në Donjeck, ku luftime të ashpra po zhvillohen. Ai falënderoi trupat ukrainase që po mbajnë pozicionet në rajonin e Donbasit.
Betejat kryesore në rajonin e Donjeckut po zhvillohen afër qytetit të Bahmutit, Soledarit dhe Avdijivkas.
“Aktiviteti i pushtuesve vazhdon të jetë në nivel të lartë. Ata kryejnë dhjetëra sulme çdo ditë”, tha Zelensky në video-adresimin në orët e vona të 8 nëntorit.
“Ata po pësojnë humbje të mëdha. Por, urdhri mbetet i njëjtë – për të përparuar drejt kufirit administrativ të rajonit të Donjeckut. Ne nuk do të dorëzojmë asnjë centimetër të tokës sonë”, shtoi ai.
Donjecku është një prej katër rajoneve ukrainase që Rusia në shtator tha se i ka aneksuar pas mbajtjes së referendumeve, që janë cilësuar të rreme nga Kievi dhe aleatët perëndimorë.
Në këtë rajon, luftime midis ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Kremlini, zhvillohen që nga viti 2014, vit i njëjtë kur Rusia aneksoi paligjshëm Krimenë.
Luftime të ashpra po ashtu po zhvillohen në periferi të qytetit Snihurivka, në rajonin jugor të Mikolajivit, tha Yuri Barabashov, kryetari i qytetit, i instaluar nga Rusia.
Kirill Stremousov, zëvendëskryetari i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Hersonit, tha se forcat ukrainase kanë tentuar të përparojnë në tri fronte, përfshirë edhe në Snihurivka.
Ndërkaq, Vitaly Kim, guvernatori ukrainas i rajonit të Mikolajivit, sugjeroi se forcat ukrainase veçse kanë larguar rusët nga kjo zonë.
Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Rusia ka mobilizuar qindra mijëra rezervistë në muajt e fundit, në përpjekje që të ndalë kundërofensivat që Ukraina ka nisur për të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska.
Analisti ushtarak me bazë në Kiev, Oleh Zhdanov, tha më 8 nëntor se 21 rekrutë rusë janë dorëzuar në Svatove, në rajonin e Luhanskut.
“Këta burra, nuk kishin asgjë për të ngrënë dhe pirë për tri ditë dhe natyrisht vendosën që të dorëzoheshin”, tha ai.
Në rajonin jugor të Hersonit, beteja mes forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohet për javë të tëra, teksa të dy palët po tentojnë të marrin kontrollin e qytetit me po të njëjtin emër. Hersoni është kryeqyteti i vetëm rajonal që Rusia ka nën kontroll qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.
Hersoni konsiderohet si rajoni më i rëndësishëm nga katër rajonet që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe të cilat Moska pretendon se i ka aneksuar. Kjo pasi nëpër të kalon rruga e vetme tokësore që lidhet me Gadishullin e Krimesë dhe nëpër të kalon lumin i rëndësishëm Dnjepër./REL
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhj...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa s...
Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqër...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka braktisur takimin me k...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...