Ende e paqartë se kush do të kontrollojë Kongresin amerikan
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntor në SHBA? Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Mike O'Sullivan, njofton se rezultatet ishin të përziera, ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.
Shkrimtari dhe sipërmarrësi J. D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garën për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan.
Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.
Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan, mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.
Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.
Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish-presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndërsa në garën për në Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.
Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.
“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.
Ai tha se këto fletë votimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.
Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish-presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.
Ndër garat e tjera që ende priten të vendosen është gara e guvernatorit në Miçigan, ku demokratja në detyrë Gretchen Whitmer u përball me Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump.
E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi.
Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive./ VOA
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhj...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...