Përplasjet me opozitën/ Balla: Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...

Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanët nuk kanë arritur një fitore shumë të thellë siç shpresonin dhe siç parashikonin shumica e analistëve. Por pavarësisht "kthesës së demokratëve” në votimin e të martës, dhe pavarësisht nga ajo që thonë mediat e establimentit, rezultati kryesor është ky: Partia Republikane do të rimarrë shumicën në Kongres dhe trajektorja e administratës Bajden do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë.
Ditët e qeverisjes së pakontrolluar të demokratëve, shpenzimet e tyre buxhetore marramendëse dhe dëmtimi i sektorit energjetik amerikan kanë marrë fund. Megjithëse republikanët mund të mos jenë në gjendje të ndryshojnë menjëherë gjërat, - tek e fundit, Xho Bajden është ende president i vendit - Partia Republikane mund të jetë një pedal frenues shumë efektiv. Ja cilat janë 3 rezultatet kryesore që prodhuan zgjedhjet e 8 nëntorit.
1. Amerika është ende e ndarë si kurrë më parë
Premtimet e presidentit Xho Bajden për të bashkuar vendin janë zhdukur prej kohësh. Më shumë sesa çdo gjë tjetër, mbrëma e së martës dëshmoi se ne amerikanët jemi të ndarë si kurrë më parë në historinë e SHBA-së. Vendi ynë eci në këto zgjedhje një drejtim të dallueshëm djathtas, por jo në mënyrë dramatike.
Republikanët ka të ngjarë të drejtojnë Kongresin me një diferencë të ngushtë. Përveç disa çështjeve të zgjedhura, Uashingtoni do t’i ketë “duart e lidhura”. Dhe pas 2 vitesh kur demokratët miratuan triliona dollarë shpenzime të reja dhe e rritën inflacionin, kjo është ndoshta një diçka e mirë.
2. Votuesit hispanikë votuan në masë për Partinë Republikane
Demokratët janë mburrur për vite me radhë, se avantazhi i tyre midis votuesve hispanikë, do t’u siguronte atyre një shumicë të përhershme. “Demografia është fati ynë!”- ishte refreni i tyre. E megjithatë, gjatë viteve të fundit, republikanët kanë arritur ta reduktojnë vazhdimisht atë avantazhin, duke e zhvendosur në favorin e tyre.
Një sondazh i fundit i gazetës “Wall Street Journal”, tregoi vetëm një epërsi prej 5 pikësh për demokratët në mesin e hispanikëve. Kjo diferencë që do të kishte qenë e paimagjinueshme një dekadë më parë. Të martën, hispanikët votuan në masë për Partinë Republikane duke i siguruar fitoren në shtetin e rëndësishëm të Floridës.
Ron DeSantis dhe Marco Rubio korrën atje fitore të mëdha. Nëse vazhdon kjo prirje në të gjithë vendin, ajo kërcënon që të rrëzojë një nga shtyllat kryesore ku demokratët i varin zakonisht shpresat e tyre për fitore. Rezultatet e së martës tregojnë se publiku dëshiron ndryshimin nga monopoli i plotë i pushtetit politik nga demokratët në Uashington.
Për dekada të tëra, drejtuesit e Partisë Demokratike janë mbështetur në fitimin e një numri të madh votuesish latinë për t’i mbajtur ata në pushtet. Nëse shembet kjo shtyllë, ata do të duhet të përpiqen t’i gjejnë diku tjetër ato vota.
3. Bajden duhet të vendosë shpejt nëse do të rikandidojë apo jo

Tani po rritet presioni ndaj Xho Bajden. Brenda disa javëve të ardhshme, ai duhet t’i tregojë botës, por më e rëndësishmja partisë së tij, nëse ka ndërmend të kandidojë apo jo për president. Republikanët si Donald Trump janë tashmë gati për të kandiduar.
Dhe pavarësisht asaj që mund t’i thonë publikut, kandidatët e tjerë të mundshëm janë të përgatitur të bëjnë të njëjtën gjë. Partia Demokratike do të kaplohet shumë shpejt nga ankthi. Bajden duhet ose të shpallë nëse do të kandidojë për rizgjedhje, ose duhet të tërhiqet dhe të lërë hapësirën e duhur për zgjedhjet primare brenda Partisë Demokratike.
Rezultatet e së martës tregojnë se publiku dëshiron që t’u heqë nga duart demokratëve kontrollin e plotë të institucioneve në Uashington. Pra republikanët janë gati të kthehen në pushtet në Uashington, dhe të jenë pedali i frenave në axhendën e Bajdenit. Ndërkohë, Xho Bajden dhe partia e tij përballen me një të ardhme të zymtë, ku do të jenë të kushtëzuar shumë nga nismat tyre deri në zgjedhjet e vitit 2024.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...