Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian do të diskutojë sot, për herë të dytë, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Diskutimi i parë është zhvilluar më 13 tetor, kur shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.
Franca, megjithatë, ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS.
Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Që nga diskutimi i fundit në grupin punues të BE-së ka pasur disa konsultime bilaterale mes shteteve anëtare. Disa prej tyre kanë pasur biseda edhe me autoritetet e Kosovës.
Burimet brenda BE-së rikujtojnë se në këtë nivel të grupit punues përafrohen qëndrimet mes vendeve anëtare, por nuk miratohen vendime.
Siç mëson Radio "Evropa e Lirë", kundërshtimet më të mëdha mes vendeve anëtare kanë të bëjnë me lidhjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.
Shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, janë kundër këtij kushtëzimi, duke e cilësuar jo vetëm si të padrejtë, por edhe të panevojshëm, pasi, sipas tyre, Kosova nuk mund të ketë asnjë ndikim në çështjen e funksionalizimit të këtij sistemi.
Çekia, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, ka shpërndarë javën e kaluar një “dokument ndërinstitucional”, ku është përfshirë edhe kërkesa e Francës, e paraqitur në takimin e parë.
Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me “nisjen efektive të sistemit ETIAS”, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi të liberalizimit, të përmbyllë marrëveshjen për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tillë, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Europian.
“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike, të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS-it”, është formulimi i ri i tekstit të propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjithashtu është përforcuar edhe kërkesa ndaj Kosovës për sigurimin e menaxhimit të mirë të migracionit.
Në tekst është shtuar edhe kërkesa që Komisioni Europian, në monitorimin që do ta bëjë pasi të liberalizohen vizat, të vëzhgojë përshtatjen e Kosovës me regjimin e vizave të BE-së.
“Kosova ka bërë një progres domethënës në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për viza, si siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve dhe migrimit, përfshirë edhe azilin, rendin publik dhe sigurinë e të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes. Për të siguruar menaxhim të mirë të migracionit dhe sigurisë, Kosova duhet të synojë përshtatjen më tutje të politikës së saj të vizave me atë të Bashkimit Europian”, thuhet në dokument.
Po ashtu, përmendet edhe çështja e ripranimit të qytetarëve kosovarë që potencialisht mund të keqpërdorin liberalizimin e vizave.
Pas diskutimeve të sotme, ku do të shihet gatishmëria e vendeve anëtare, çështja mund të shkojë për diskutim në nivel tjetër në Këshillin e BE-së, eventualisht në atë të ambasadorëve.
Mësohet se disa shtete do të insistojnë që të mos lidhet fare liberalizimi i vizave për Kosovën me ETIAS-in, dhe nëse do të ketë afate kohore, atëherë të përmendet së paku ndonjë datë formale kur do të hynte në fuqi liberalizimi i vizave.
Burimet në BE pohojnë se, edhe kur të kalojë vendimi në Këshill, Parlamenti Evropian mund të kërkojë përsëri që teksti të ndryshohet, ose të mos lidhet me sistemin ETIAS, ose të përmendet ndonjë datë e hyrjes në fuqi.
“Gjithsesi, pa një afat kohor transitor prej vendimit e deri te hyrja në fuqi nuk do të mund të ketë vendim. Por, po bëjmë çmos që ai afat kohor të mos jetë i gjatë për kosovarët dhe të mos lidhet me çështje teknike, siç është ETIAS-i”, ka thënë për REL-in një burim diplomatik i BE-së.
Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.
Nga Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre./REL
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...