Rusia bën një hap pas/ Njofton tërheqjen e ushtrisë nga Hersoni
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, e ka vlerësuar situatën në veri të Kosovës si shumë të rrezikshme.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Escobar është shprehur se të dyja palët kanë shumë të qartë atë se çfarë po u kërkohet.
“Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quintit, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë. Nga pala serbe, ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm”, ka thënë Escobar ndërsa iu ka bërë thirrje të dyja palëve si Prishtinës ashtu dhe Beogradit të përmbushin këtë çështje menjëherë.
“U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, ka vijuar më tej Escobar.
Escobar nënvizoi se, është koha për më shumë dialog dhe se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta gjatë procesit të bisedimeve se cilat janë pritshmëritë nga pala e Kosovës.
“Ne kemi qenë po ashtu shumë të qartë me palën serbe se pajtohemi që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në rendin e ditës. Unë kam biseduar më një gamë të gjerë zërash brenda Kosovës që e mbështesin këtë dhe janë të vullnetshëm të ndihmojnë Kosovën të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për këtë çështje”, tha zoti Escobar, për Zërin e Amerikës.
Gjithashtu Escobar ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili është shprehur se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën ne veriun e Kosovës. Zoti Escobar i cili e mbështet propozim franko-gjerman nuk pajtohet me këtë pohim.
“Jo nuk mendoj që është kështu. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, tha zoti Escobar./ CNA.al
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundë...
Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor mira...
Situata në veri të Kosovës ka sjellë trazira në Kuvendin e...
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...
Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit...
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...