Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve të kryera në të kaluarën, por nuk do të bëjë lëshime që do të thellonin ndarjet në vija etnike.
Ai i bëri këto komente në Forumin e Paqes të Parisit përgjatë të cilit ishte paralajmëruar mundësia për një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, por i cili nuk ndodhi.
Gjatë ditës kryeministri Kurti u takua me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe pas takimit tha në një komunikatë se “propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për një marrëveshje me Serbinë “shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”.
Zoti Borrell u takua edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb u tha mediave serbe se pret që “pas datës 21 nëntor një situatë shumë të ndërlikuar”, kur pritet të fillojë vënia e gjobave për atë që përdorin makinat me targa të lëshuara nga Serbia. Zoti Vuçiç kritikoi disa vende perëndimore për siç tha mbështetje ndaj veprimeve të autoriteteve në Kosovë.
Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje prej dhjetë muajsh për të shmangur tensionet.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha sot se zhvillimet në veri janë përpjekje të Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe që të imponojë kushte më të mira në tryezën e negociatave.
“Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë si Republikë e Kosovës, kjo është gjuhë e shantazhit, bllokadave edhe e dhunës. Ne mendojmë se Kosova është në të drejtën e saj, nuk mund të lëshojmë pe përtej kushtetutës tonë e ligjeve që i kemi në Republikën e Kosovës. Gjithçka që është ilegale në Kosovë do të ndalohet edhe sundimi i ligjit do të ndodhë”, tha Konjufca.
Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guérot bëri thirrje të premten për vetëpërmbajtje të palëve lidhur me situatën e sigurisë në veriun e Kosovës. Ai i bëri këto thirrje në Prishtinë gjatë shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Ne si Francë po bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje në kuptim të përgjegjësisë nga të gjitha palët, mendojmë se ka ardhur koha që tensionet të ulen”, tha ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se subjekti i tij ka bërë kërkesë për interpelancë në parlament me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë e cila sipas tij është ndër më të rëndat në këto 22 vjet.
“Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar për destabilizimin e situatës në Kosovë duke urdhëruar përfaqësuesit serb në institucionet ne publike dhe ato të sigurisë që t’i braktisin. Për fat të keq veprimet e deritashme të institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar, kryeministri i vendit në vend që të përfill kërkesën e SHBA-ve për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për targat ka zgjedhur skenarin më të keq zbatimin në faza të kësaj marrëveshje, me çka i k dhënë hapësirë Serbisë edhe ta luaj rolin e viktimës dhe të ndërmarr veprime anti Kosovë”, tha Haradinaj.
Diplomatët perëndimorë u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kryeministri Kurti tha në Paris se bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës dhe normalizimi nënkupton marrëveshje me njohje të ndërsjellë në qendër të saj.
“Unë nuk po them që në marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë pika të tjera të marrëveshjes, por njohja e ndërsjellë duhet të jetë pika qendrore”, tha ai.
Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave dhe të fillojë diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ajo që ne nuk ofrojmë është koncesioni i mëtejshëm i krijuar për të ndarë shoqërinë dhe vendin tonë në linja etnike dhe fetare”. /VOA/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për...
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa O...
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë p...
Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për s...
Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas...
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hi...
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie t...
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Uk...
Një gjykatës federal në Teksas arriti të enjten në përfund...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të enjten mundësisë p...
Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një...
Olaf Sholc është duke ndjekur traditën e krerëve të qeveri...
Gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitle...
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amn...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën...
Presidenti Joe Biden thotë se nuk planifikon të ndrysh...
"Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për d...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...