“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Bjellorusi, në muajin shkurt, të dy vendet i përshkruan ato të një natyre mbrojtëse, që synojnë të zmbrapsin agresionin e jashtëm, përkatësisht nga Ukraina dhe NATO.
Kur stërvitjet përfunduan, shumë nga 30.000 trupat ruse të stacionuara në Bjellorusi u pozicionuan në kufirin e Ukrainës, si pjesë e pushtimit të presidentit Vladimir Putin.
Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt.
Imazhet e reja satelitore të marra nga Shërbimi i REL-it në Bjellorusi, tregojnë se mijëra trupa ruse mund të jenë kthyer në Bjellorusi, duke ngritur pyetje nëse një tjetër inkursion në Ukrainë nga veriu është i pashmangshëm – apo nëse Moska, me ndihmën e Minskut, thjesht po përpiqet të shpërqendrojnë Kievin.
Rusët "nuk kanë fuqi të mjaftueshme luftarake për të nisur një ofensivë [nga Bjellorusia], dhe nuk ka pika jetike ukrainase aty pranë", tha Mark Cancian, një analist ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në Uashington.
Forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe pajisjeve që nga shtatori, kur Ukraina nisi një kundërofensivë që vazhdon në Donbas në lindje dhe Herson në jug.
“Rusët ndoshta duan të shpërqendrojnë ukrainasit dhe të tërheqin disa nga forcat e tyre nga Hersoni dhe Donbasi”, tha Cancian për REL-in.
Imazhet satelitore të kapura nga kompania tregtare Planet Lab më 31 tetor dhe të marra nga REL-i tregojnë se Rusia ka ngritur më shumë se 300 tenda në tri lokacione gjatë muajit të kaluar për të strehuar përkohësisht ushtarë në tri terrene stërvitore në Bjellorusi.
Ato përfshijnë të paktën 190 tenda në Obuz-Liasnouski në Bjellorusinë perëndimore, ku stërviten forcat tokësore; 35 në Repishça në Bjellorusinë qendrore, ku stërviten forcat e artilerisë; dhe 80 në Lasvida jashtë Minskut, ku stërviten forcat ajrore.
Obuz-Lesnovski është vendndodhja më jugore, e vendosur rreth 160 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.
Qindra pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë kamionë dhe disa obusë, kanë mbërritur gjithashtu në bazë, sipas pamjeve.
Shumica e tendave duket se janë me përmasa 12 me 7 metra, zënë me lehtësi 24-25 ushtarë secila, tha Dara Massicot, një analist ushtarak në RAND Corp. me bazë në Uashington.
Kjo nënkupton që një maksimum prej 7.500 trupash mund të vendosen në të gjitha tendat.
Ende nuk dihet nëse do të ngrihen më shumë tenda dhe sa ushtarë rusë janë vendosur në ndërtesat dhe strukturat para-ekzistuese pranë terreneve stërvitore.
Nuk ka asnjë shpjegim publik nga Rusia për qëllimin e kampeve dhe as numrin e trupave që planifikon të vendosë në Bjellorusi.
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha më 10 tetor se trupat ruse do të vendosen në Bjellorusi, por tha kjo po bëhet për qëllime mbrojtëse, duke pohuar - pa prova - se Ukraina po planifikonte një sulm.
Më pas, ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë tha se 9.000 trupa do të vendosen së bashku me forcat bjelloruse pranë kufirit me Ukrainën.
Inteligjenca ukrainase ka pohuar se Rusia planifikon të dërgojë deri në 20.000 trupa në Bjellorusi, forcë mjaft e madhe për të tentuar një pushtim.
Ukraina tha se ata do të vendosen jo vetëm në baza, por edhe në vende civile, duke përfshirë magazina, hangarë dhe ferma bujqësore të braktisura. Kjo do ta bënte të vështirë përcaktimin e numrit të trupave ruse në Bjellorusi bazuar vetëm në imazhet satelitore.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës, dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi mund të jetë një përpjekje e
Instituti tha se është "shumë e pamundur" që forcat bjelloruse të marrin pjesë në luftë, duke vënë në dukje se kjo do të tendoste burimet e kufizuara ushtarake të vendit dhe do të minonte pushtetin e Lukashenkëa në Bjellorusi, të cilën ai e ka drejtuar për gati 30 vjet.
Analistët thonë se ka një shpjegim tjetër për vendosjen e kampeve në Bjellorusi: Rusia mund të kërkojë t'i përdorë ato për qëllime stërvitore sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshme brenda Rusisë.
"Mund të besohet se Rusia ka nevojë për zona trajnimi".
"Mobilizimi i 300.000 rezervistëve dyfishon madhësinë e ushtrisë [dhe] ajo nuk është e pajisur për të trajtuar gjithë këtë numër", tha Cancian.
Njoftimi i Bjellorusisë për vendosjen e përbashkët të trupave erdhi një muaj pasi Kremlini urdhëroi mobilimin ushtarak.
Mykhaylo Zhirokhov, një ekspert ushtarak ukrainas, tha se Rusia kishte shitur pjesën më të madhe të tokave së saj të përdorura si terrene trajnimi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Edhe pse forcat e saj të armatosura iu nënshtruan modernizimit të madh gjatë 15 viteve të fundit, Rusia nuk kishte investuar në përditësimin e infrastrukturës së saj të rekrutimit dhe mobilizimit, thonë analistët.
Mungesa e investimeve është shfaqur në natyrën shpesh kaotike dhe të rastësishme të mobilizimit që nga 21 shtatori – diçka që është dokumentuar nga afër edhe nga mediat ruse.
Zhirokhov tha se është e mundur që Rusia të mund të urdhëronte trupat e saj në Bjellorusi për të pushtuar Ukrainën pasi të përfundojë trajnimi i tyre në pranverë.
Nëse po, thonë disa ekspertë, fati i tyre mund të jetë shumë më i keq se sa vala e parë e ushtarëve rusë që pushtuan nga Bjellorusia, të cilët pësuan humbje të mëdha përpara se të tërhiqeshin në fund të marsit.
Kjo për shkak se forcat ukrainase tani janë më mirë të trajnuara dhe me më shumë përvojë, pasi kanë zhvilluar me muaj beteja rraskapitëse në të gjithë vendin; dhe forcat ukrainase tani kanë armë të fuqishme perëndimore në arsenalet e tyre./REL
Sipas një kërkimi mbarëkombëtar të të dhënave dhe rezultat...
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i...
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të r...
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës...
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po ...
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen recipro...
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arrat...
Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë ...
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhëni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për...
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa O...
Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në por...
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë p...
Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për s...
Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas...
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hi...
Hakerët rusë kryen një sulm kibernetik ndaj një kompanie t...
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Uk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...