“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj organizates së ASEAN-it. Në takimin e organizuar në Phom Penh të Kamboxhias, presidenti amerikan foli mbi rëndësinë e bllokut që përbëhet nga 10 vende të Azisë Jugore, Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Mianmari, Filipinet, Singapore, Tajlanda dhe Vietnami.
Në takimin e nivelit të lartë SHBA-ASEAN në Kamboxhia, Presidenti Biden riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit lidhur me parimin se angazhimet rajonale të nxiten nga blloku prej 10 anëtarësh dhe jo nga rivaliteti i fuqive të mëdha.
“ASEAN-i është zemra e strategjisë amerikane për Indo-Paqësorin. Ne vazhdojmë të thellojmë angazhimin tonë për të punuar me një organizatë të fuqizuar dhe unifikuar”, tha Presidenti Biden.
Në krye të diskutimeve në Kamboxhia ishte edhe dhuna politike në Mianmar që nga grushti ushtarak i vitit të kaluar kundër qeverisë së udhëhequr nga Aung san Suu Kyi.
ASEAN-i do të drejtohet vitin që vjen nga Presidenti Joko Widodo i Indonezisë. Pritet që ai të ketë një qasje më të ashpër krahasuar me drejtuesin aktual, Kryeministrin Hun Sen të Kamboxhias.
“Indonezia propozon që përfaqësimi i Mianmarit në nivel jopolitik duhet të aplikohet përtej takimit të nivelit të lartë dhe mbledhjes së ministrave të jashtëm”, tha Presindeti Joko Widodo.
Presidenti Biden u takua me Kryeministrin Hun Sen, udhëheqësi autoritar i Kamboxhias që ka qeverisus që nga viti 1985. Aktivistët i kanë kërkuar zotit Biden që të mbajë përgjegjës kryeministrin kamboxhian për rënien e demokracisë në atë vend.
Ndërsa Kamboxhia ka mbështetjen e fortë të Pekinit, ndikimi amerikan mund të mos ketë shumë efekt. Më herët këtë javë, Kryeministri Li Keqiang i Kinës i premtoi homologut të tij kamboxhian 27 milionë dollarë për zhvillimin e vendit. Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Bunna Vann.
“Sa herë që ka presion nga Perëndimi, veçanërisht nga SHBA, Kina del në mbrojtje të qeverisë kamboxhiane. Në rast të sanksioneve amerikane ndaj Kamboxhias, Kina kundërpërgjigjet me mbështetje ekonomike për atë vend”.
Ekziston shqetësimi se Kamboxhia po lejon fshehurazi anijet luftarake kineze të ankorohen në bazën e saj detare në Gjirin e Tajlandës.
Në fillim të vitit, Pekini siguroi fonde për të rinovuar bazën, duke shtuar drojën tek disa anëtarë të ASEAN-it lidhur me ambiciet kineze për Detin e Kinës Jugore./ VOA
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pj...
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbaj...
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim...
Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë n...
Sipas një kërkimi mbarëkombëtar të të dhënave dhe rezultat...
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i...
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të r...
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës...
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po ...
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...