Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pjesë të territorit të Khersonit në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Me të drejtë, sepse deri në humbjen e Rusisë është një rrugë e gjatë, mendon Roman Gonçarenko.
A po tërhiqet vërtet Rusia? A po ia lë presidenti rus Vladimir Putin ushtrisë ukrainase Khersonin, të vetmin kryeqytet të rajonit që është pushtuar që prej sulmit në shkurt? Pa u tharë ende boja e nënshkrimit në dokumentat e aneksimit?
Në fakt pikërisht kjo ka ndodhur. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se tërheqja ka përfunduar.
Reagimi i parë i kujdesshëm nga Kievi tregon se sa vështirë e kanë ukrainasit ta besojnë, megjithëse kanë punuar aq kohë për këtë. Që nga korriku ushtria ukrainase me ndihmën e raketave të shumta amerikane HIMARS ka sulmuar dhe dëmtuar sistematikisht urat mbi lumin më të madh të vendit, Dnjepër.
Kështu furnizimi i trupave ruse në bregun e djathtë u bë i vështirë, nëse jo i pamundur. Megjithatë ngurrimi i Ukrainës është i justifikuar, sepse tërheqja është një humbje kolosale, historike për Rusinë, e krahasueshme me përpjekjen e dështuar për të marrë Kievin në fillim të pushtimit. Është një goditje për patriotizmin e shumëpërfolur dhe moralin luftarak të ushtrisë ruse, që tashmë është i ulët.
Putini ka mësuar nga gabimet e mëparshme
Nga pikëpamja ushtarake kjo disfatë është veçanërisht e vështirë, sepse me humbjen e bregut të djathtë të lumit Dnjepër, Rusia humbet urën për përparimin drejt Mykolajivit dhe Odesës. Këto janë vende, ku mund të vendoset më vonë fati i kësaj lufte. Nëse Ukraina mund t`i mbajë këto zona strategjike dhe shanset janë të mira, e gjithë lufta dhe bashkë me të edhe regjimi i Putinit do të dështojnë përfundimisht.
Edhe për këtë arsye Putini ua ndaloi së fundmi gjeneralëve, nëse informimi i New York Times është i saktë, të hiqnin dorë nga Khersoni. Ndryshimi i qëndrimit të tij tani tregon se shefi i Kremlinit ka mësuar nga gabimet e mëparshme dhe kjo është e rrezikshme në lidhje me planet e tij të ardhshme.
Nga pikëpamja ruse është logjike që të braktiset ura në bregun e djathtë, nëse është e vështirë që të ruhet dhe të mbrohet. Kështu e shohin edhe ekspertët ushtarakë perëndimorë. Por ai që kërkon logjikë në veprimet e Rusisë në Ukrainë, vetëm humb kohë. Që kur nisi në vitin 2014, kjo luftë ka qenë dhe mbetet një akt çmendurie.
Shumë artikuj dhe libra përshkruajnë se Rusia tradicionalisht merr pak parasysh humbjet njerëzore në luftë. Lufta kundër Ukrainës nuk përbën përjashtim. Rusia thjesht nuk ka luftëtarë të mjaftueshëm për të mbajtur vijën e frontit më shumë se 1000 kilometër të gjatë. Prandaj ishte i nevojshëm mobilizimi, i cili vazhdon.
Miratimi i Putinit për një tërheqje të turpshme nga Kherson do të thotë, se pas disa humbjeve, ai nuk mund të ndërhyjë më aq shumë në planifikimin e luftës. Megjithatë ai nuk do të heqë dorë nga planet për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas dhe për të rrëzuar qeverinë në Kiev.
Khersoni mund të kishte fatin e Mariupolit
Sidomos meqë Rusia vështirë se do t'i japë ushtrisë ukrainase shansin për t'u vendosur dhe për të kaluar dimrin atje. Ekziston rreziku, që ushtria ruse të hedhë në erë digën në Nova Kakhovka dhe ta fajësojë për të Ukrainën. Kjo do të ishte një katastrofë për njerëzit në rajon dhe do të frenonte përparimin e Ukrainës. Edhe nëse kjo nuk ndodh, Rusia mund të qëllojë nga bregu i majtë mbi pozicionet ukrainase në Kherson. Khersoni rrezikohet të bëhet një qytet gërmadhë, si Mariupoli.
Në dimër në rajonin e Khersonit mund të ketë një luftë llogoresh, ndërsa në Donbas pritet një intensitet i ri. Është e mundur që Rusia të përforcojë atje trupat me njësitë, që tani janë tërhequr nga Khersoni. Një gjë e tillë ka ndodhur pas disfatës në Kiev. Në atë kohë, falë përforcimeve, Rusia qe në gjendje të pushtonte qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Kjo përvojë është një tjetër arsye për Ukrainën, për të mos festuar shumë shpejt. Deri në humbjen e Rusisë është akoma një rrugë e gjatë.
Mësimi më i rëndësishëm i Khersonit është se Ukraina ka dëshmuar edhe një herë se mund të përballet me sukses me Rusinë dhe burimet e saj superiore. Kjo është e rëndësishme edhe për mbështetjen perëndimore, sepse pa këtë mbështetje nuk do të kishte pasur fitore të Ukrainës në Kherson./ Dw
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbaj...
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim...
Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë n...
Sipas një kërkimi mbarëkombëtar të të dhënave dhe rezultat...
Kreut të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së po i...
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të r...
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës...
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po ...
Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në U...
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen recipro...
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arrat...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...