Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit të SHBA-së Joe Biden të hënën (14.11) në kuadër të samitit të G20 në Bali të Indonezisë për herë të parë do të takohet me kreun e shtetit të Kinës Xi Jinping. Pekini dhe Uashingtoni përpiqen, që në kulmin e tensioneve mes tyre të krijojnë një "bazë" për marrëdhëniet bilaterale.
Biden në prag të takimit deklaroi për mediat, se shpreson që të dyja palët të përcaktojnë vijat e kuqe dhe të përpiqen të zgjidhin çështjet e konfliktit duke përfshirë edhe çështjen e Tajvanit. Sipas analistëve takimi do të shërbejë për të forcuar kornizat në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës dhe për të sqaruar keqkuptimet, përpara se ato të degjenerojnë në konflikte.
"Konkurrentë, por jo armiq për vdekje"
"Vet simbolika e një takimi personalisht mes dy krerëve të shteteve tregon, se SHBA dhe Kina ndonëse janë konkurrentë të ashpër, nuk janë armiq për vdekje", thotë Wen-Ti Sung, docent për studimet mbi Tajvanin në Australian National University (ANU) në Canberra.
Meqenëse Uashingtoni e ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën që të bisedojë me Pekinin mbi masat për minimizimin e rrezikut, sipas ekspertëve ka shpresë, që takimi personalisht të kontribuojë për parandalimin e një përkeqësimi të marrëdhënieve.
Kreu i shtetit Xi Jinping në Kongresin e 20 të Partisë së Kinës në tetor iu referua marrëdhënieve të tensionuara. Ai tha, se "ka përpjekje të jashtme, për t'i bërë presion Kinës, për ta kufizuar, për ta bllokuar dhe për të ushtruar presion maksimal". Por njëkohësisht ai deklaroi edhe se Pekini e Uashingtoni duhet të gjejnë rrugë për "t'u komprometuar me njëri-tjetrin".
Në krye të rendit të ditës, sipas nënpunësve të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, janë çështjet lidhur me Tajvanin. Biden do të shprehë "sinqerisht" shqetësimin e tij lidhur me aktivitetet e fundit të Kinës, që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në anën tjetër të rrugës së Tajvanit, si dhe shqetësimin e tij prej shumë kohësh për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.
Që prej vizitës së presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në gusht në Tajvan janë rritur tensionet mes Kinës dhe SHBA-së. Pekini reagoi ndaj vizitës me një stërvitje ushtarake njëjavore përreth Tajvanit. Gjithashtu u pezullua dialogu bilateral dhe shkëmbimi me SHBA-në për shumë tema të rëndësishme.
Ekspertja për Azinë Bonnie Glaser i tha DW-së, se tema e Tajvanit është mjaft e vështirë për të arritur përparime. Aq më shumë vlen të theksohet, se ky është takimi i parë mes Xi dhe Biden që pas udhëtimit të Pelosit në Taipei.
Koreja e Veriut dhe lufta në Ukrainë
Krahas Tajvanit, Biden dhe Xi pritet të bisedojnë edhe për Korenë e Veriut dhe luftën në Ukrainë. Sipas këshilltarit të sigurisë Jake Sullivan testimet e vazhdueshme të raketave nga Koreja e Veriut janë një temë, për të cilën bashkëpunojnë prej kohësh Pekini dhe Uashingtoni.
Sullivan deklaroi, se Biden nuk do t'i paraqesë kërkesa Kinës, por do t'i parashtrojë Xi-së këndvështrimin e tij ndaj këtyre çështjeve dhe do t'i kërkojë Pekinit, që "të luajë një rol konstruktiv për shmangien e tendencave të këqija të Koresë së Veriut". Sipas ekspertëve në këtë çështje bashkëpunimi është më i lehtë.
Lidhur me luftën në Ukrainë do të jetë më e vështirë. "SHBA ndoshta do të shprehet pozitivisht, për faktin që Xi gjatë vizitës së kancelarit Scholz e ka thënë hapur, se "Kina është kundër përdorimit të armëve atomike", thekson ekspertja për Azinë Bonnie Glaser. Por ajo e konsideron të pamundur një bashkëpunim mes Xi dhe Biden lidhur me temën e Ukrainës./DW
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pj...
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbaj...
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim...
Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...