“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit zbuluan qindra krime lufte në rajonin juglindor të Hersonit, i cili u çlirua nga forcat ruse, javën e kaluar.
“Hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte nga Rusia. Janë gjetur trupa civilësh dhe ushtarësh të vrarë”, tha Zelenski në një video-adresim.
Radio "Evropa e Lirë" nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa Rusia vazhdimisht mohon se trupat e saj godasin qëllimisht zonat civile.
Zelenski tha se autoritetet e Ukrainës do të gjejnë dhe do të nxjerrin para drejtësisë “çdo vrasës”.
“Në rajonin e Hersonit, ushtria ruse ka lënë pas të njëjtat mizori sikurse në rajonet e tjera të vendit tonë, ku ka mundur të hyjë”, tha ai.
Që nga fillimi i luftës, në fund të shkurtit, varreza masive janë gjetur në disa zona të Ukrainës, përfshirë: Buçën, Izjumin dhe Mariupolin. Ukraina ka akuzuar trupat ruse për mizoritë e kryera.
Muajin e kaluar, një komision i Kombeve të Bashkuara ka thënë se në Ukrainë janë kryer krime lufte dhe se forcat ruse janë përgjegjëse për “shumicën dërrmuese” të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Zelenski, po ashtu, tha se në 226 vendbanime të rajonit të Hersonit është rivendosur ligji dhe se arrestimet e ushtarëve dhe mercenarëve rusë janë duke vazhduar.
Presidenti ukrainas e përshkroi çlirimin e Hersonit si ngjarje historike.
“Mbrojtësit tanë janë në periferi të qytetit dhe njësitë speciale janë tashmë në qytet”, tha ai.
Zelenski tha se beteja të mëdha po zhvillohen tani në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se forcat e saj kanë pushtuar fshatin Majorsk, afër qytetit Horlivka në Donjeck.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, në anën tjetër, tha se forcat e tij kanë neutralizuar rreth 650 trupa ruse.
Raportet e asnjërës palë nuk kanë mundur të konfirmohen nga Radio "Evropa e Lirë", për shkak të luftimeve intensive në terren.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi tërheqjen e ushtrisë ruse nga Hersoni si një “fitore të jashtëzakonshme” për Ukrainën.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se “dështimi strategjik” i Moskës në Herson do t’i rrisë dyshimet te publiku rus për luftën në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase thanë se synojnë ta “stabilizojnë” zonën së shpejti, duke siguruar ujin, energjinë elektrike dhe nevojat e tjera themelore.
Hersoni ka rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse shumë shpejt pasi ajo ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.
Zelenski tha se forcat ruse, kudo, kanë të njëjtin qëllim: “T’i poshtërojnë njerëzit sa më shumë që është e mundur”.
“Por, ne do të rikthejmë gjithçka, më besoni”, tha ai.
“Përpara se të largoheshin nga Hersoni, pushtuesit shkatërruan gjithë infrastrukturën kritike: komunikimet, ujin, ngrohjen, energjinë elektrike”, tha Zelenski.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Shifra të sakta për të vrarët nuk ka, por besohet se ato janë qindra mijëra.
Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7 milionë njerëz janë zhvendosur jashtë Ukrainës, ndërsa miliona të tjerë brendapërbrenda.
Perëndimi ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh, politike dhe ekonomike, kundër Rusisë. Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim./REL
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontr...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pj...
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...