Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti një fjalim para trupave në qytetin e sapoçliruar të Khersonit të hënën dhe tha se Ukraina është “gati për paqe për të gjithë vendin tonë”.
Vizita e presidentit ukrainas në Kherson erdhi vetëm disa ditë pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti juglindor i Ukrainës.
“Dimri do të sjellë një ndryshim në kushtet e konfliktit si për forcat ruse ashtu edhe për ato ukrainase”, tha të hënën Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një njoftimi të postuar në "Twitter" mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.
“Ditët do të shkurtohen në më pak se 9 orë, krahasuar me 15-16 orë që zakonisht janë në kulmin e verës. Kjo rezulton në uljen e ofensivës dhe në mbrojtjen më të mirë të vijave aktuale të frontit. Pajisjet që krijojnë mundësinë për të parë në distancë gjatë natës do jenë të çmuara, dhe errësira do të rrisë mungesën e vullnetit për të luftuar”, thuhet në raport.
“Temperatura e lartë mesatare prej 13 gradë celsius që ishte nga shtatori deri në nëntor, do të ulet në zero nga dhjetori në shkurt. Trupave që u mungojnë veshjet dhe pajisjet dimërore kanë shumë gjasa të vuajnë nga lëndimet e shkaktura nga moti i ftohtë. Kjo i vështirëson edhe përpjekjet për shpëtimin e ushtarëve të plagosur rëndë, duke e bërë rrezikun e kontaktit me armikun shumë më të madh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Presidenti Zelenski u kujtoi ukrainasve në fjalimin e tij të përditshëm të dielën që të mos harrojnë "se situata në rajonin e Khersonit është ende shumë e rrezikshme". Ai tha se në qytet "ka mina dhe u bëri thirrje banorëve të jenë shumë të kujdesshëm."
Presidenti ukrainas tha se “në rajonin e Khersonit, ushtria ruse la pas të njëjtat mizori si në rajonet e tjera të vendit, ku arriti të depërtonte. Ne do t’i gjejmë dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë të gjithë vrasësit."
Zyrtarët ukrainas filluan të dielën të dërgonin ushqime, ujë dhe ilaçe në Kherson, dy ditë pasi forcat e Kievit hynë në kryeqytetin strategjik rajonal që Rusia e pushtoi në fillim të luftës.
Më shumë se tre të katërtat e 300,000 banorëve të Khersonit ishin larguar nga qyteti, duke lënë 75,000 njerëz të vuanin pasojat e pushtimit rus.
"Forcat pushtuese dhe bashkëpunëtorët rusë bënë gjithçka që ishte e mundur për t'i bërë njerëzit që mbetën në qytet, të vuanin sa më shumë gjatë këtyre ditëve dhe muajve (të pushtimit)", tha një këshilltar i kryebashkiakut të Khersonit, Roman Golovnya, për televizionin kombëtar të Ukrainës.
Forcat ukrainase kishin frikë se ndërtesat në pjesën më të madhe të Khersonit mund të ishin dëmtuar ndjeshëm, ashtu si në qytetet e tjera, si Mariupoli, por e gjetën atë kryesisht të paprekur, megjithëse me një furnizim të kufizuar me ujë. Të çliruar, shumë banorë të Khersonit u mblodhën në rrugët e qytetit në dy ditët e fundit për të festuar, duke valëvitur flamujt ukrainas.
Banorët rrëfyen historitë e bombardimeve ruse të qytetit, por në të njëjtën kohë thanë se përdorimi nga Ukraina i sistemeve të avancuara raketore, të dhuruara nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kishte dëmtuar rëndë linjat e furnizimit dhe pozicionet e trupave ruse. Ata thanë se Ukraina goditi pozicionet ruse me ndihmën e një rrjeti informatorësh.
Megjithatë, banorët e Khersonit thanë gjithashut se shumë miq dhe anëtarë të familjeve të tyre u arrestuan dhe u zhdukën gjatë nëntë muajve të pushtimit rus.
Normalitet ende nuk është kthyer në qytet.
Këshilltari i kryebashkiakut të Khersonit, Roman Golovnya, thotë se “qytetit i mungon para së gjithash uji, sepse praktikisht nuk ka furnizim me ujë në qytet. Tani nuk ka ilaçe të mjaftueshme, nuk ka bukë të mjaftueshme, sepse nuk ka energji elektrike.”/ VOA
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
Nga ngjarja e rëndë me eksploziv në Stamboll, humbën jetën...
Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kë...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ...
Sergei Lavrov është dërguar në spital pasi mbërriti në sam...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep ...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontr...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...