Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime për rreth tri orë sot në takimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë që kur presidenti amerikan mori detyrën gati dy vjet më parë, me qëllim që të "menaxhojnë" mosmarrëveshjet midis superfuqive, ndërsa ato konkurrojnë për ndikimin global në mes të rritjes së tensioneve ekonomike dhe atyre të sigurisë.
Presidenti Joe Biden kundërshtoi të hënën "veprimet detyruese dhe gjithnjë e më agresive" të Kinës ndaj Tajvanit dhe ngriti shqetësime për të drejtat e njeriut në lidhje me sjelljen e Pekinit në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong gjatë takimit të tij me Presidentin Xi Jinping, tha Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratën e saj për takimin, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden i tha homologut Xi se SHBA do të "vazhdonte të konkurronte fuqishëm" me Kinën, por se "konkurrenca nuk duhet të kalojë në konflikt".
Shtëpia e Bardhë tha se presidentët Biden dhe Xi ranë dakord gjithashtu se "një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë" dhe nuk mund të fitohet, "dhe nënvizuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë". Kjo ishte një referencë ndaj kërcënimeve të fshehta të zyrtarëve rusë për përdorimin e armëve atomike, pasi sulmi rus gati nëntëmujor ndaj Ukrainës ka dështuar.
Presidentët Biden dhe Xi u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në samitin e G 20-ës përpara se të uleshin për bisedime zyrtare. Presidenti Biden do të mbajë një konferencë shtypi për të diskutuar takimin.
“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërrohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.
Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të "përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA" dhe se ai ishte i përgatitur për një "shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve" me presidentin Biden.
Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në vendet e tyre. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesëvjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.
Presidenti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.
Presidenti amerikan do t'i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t'i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.
Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.
Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë trysni për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë./VOA
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
Nga ngjarja e rëndë me eksploziv në Stamboll, humbën jetën...
Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kë...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ...
Sergei Lavrov është dërguar në spital pasi mbërriti në sam...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep ...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontr...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...