Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve", tha në një konferenë për media, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Ai tha se 21 nëntori nuk duhet t'i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose siç tha, "do të kemi situatë të rrezikshme”.
Borrell tha më herët gjatë ditës se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale.
“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, [të cilin] duhet ta shqyrtojnë [palët]", tha Borrell para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, që u mbajt në Bruksel.
As pas takimit, ai nuk dha detaje se çfarë përmban propozimi, por falenderoi Francën dhe Gjermaninë për ndihmën.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të larta, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.
Këto makina, rreth 9.000 sosh, qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.
Qeveria e Kosovës do që të gjitha makinat të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, ndërsa Serbia kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës. Ministrat e Jashtëm të BE-së disktutuan edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për procesin e zgjerimit të BE-së.
Diskutimi vjen në prag të një samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Po ashtu u diskutua edhe për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor, si dhe për asistencën që blloku është duke ua ofruar vendeve të këtij rajoni në këtë aspekt. BE përsëriti thirrjet për angazhimin konstruktiv të palëve në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të ulen tensionet.
Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për këtë qëllim qysh në vitin 2011. Dy vendet kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.
Të premten e kaluar, Borrell takoi ndarazi në Paris kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtyre takimeve, ai u bëri thirrje serbëve të veriut që të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të vazhdojnë t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre.
Ai kërkoi nga dy palët që të gjejnë zgjidhje urgjente për krizën aktuale, ndërsa nga Kosova kërkoi edhe nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Këto obligime, që dalin nga procesi i dialogut, mbeten të vlefshme dhe obliguese”, tha Borrell. Në BE, disa diplomatë pranojnë se nuk janë të kënaqur me ecurinë e deritashme të dialogut dhe përgjegjësinë për ngecje dhe rritje të tensioneve ua bartin Beogradit dhe Prishtinës.
Pritjet kanë qenë që pas takimit të fundit midis Kurtit dhe Vuçiqit, që është zhvilluar më 18 gusht në Bruksel, të ketë më shpesh takime të tilla - së paku një herë në muaj. Por, nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë.
BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve.
Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.
Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.
Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS. Komuniteti ndërkombëtar, gjithashtu, i ka intensifikuar thirrjet për Kosovën që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë.
Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Serbia, në anën tjetër, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive./ Rel
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti një fjal...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
Nga ngjarja e rëndë me eksploziv në Stamboll, humbën jetën...
Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kë...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ...
Sergei Lavrov është dërguar në spital pasi mbërriti në sam...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep ...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se hetuesit...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontr...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...