Pankartat në protesta/ Rama: Rroftë mememania
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...

Eshtë 4 prilli i vitit 2008. Gjatë një takimi në Bukuresht, George W. Bush dhe Vladimir Putin diskutojnë për Ukrainën. Bush-i do ta donte në Bashkimin Europian dhe në NATO, ku janë anëtarësuar tashmë disa vende të Europës Lindore, por udhëheqësi rus është kundër. “Çfarë është Ukraina?” shpërthen Putin-i.
“Duhet ta kuptosh, George, që nuk është as shtet. Një pjesë e territoreve të saj ndodhen në Europën Lindore, por pjesa më e madhe janë një dhuratë që ua kemi bërë ne”.
Presidenti amerikan i përgjigjet se “Ukraina është një shtet i pavarur, dhe ju jeni angazhuar që të respektoni kufijtë e saj”.
Për ish-drejtorin e CIA-s dhe ministrin e Mbrojtjes të SHBA, Robert Gates, që merr pjesë në takim, mesazhi nuk mund të ishte më i qartë.
“Putin-i – i thotë Gates Bush-it – nuk do të heqë dorë asnjëherë nga kontrolli i asaj që e konsideron “Rusia e vogël”, apo pjesa e tij e Ukrainës”, aq më pak nga kontrolli i Krimesë, një territor gjysmëautonom ku ndodhet një prej bazave ruse më të rëndësishme. Dhe shton që Kremlini nuk do të gjejë qetësi, deri kur një qeveri filoruse nuk do të ketë zëvendësuar qeverinë filoperëndimore në Kiev, në pushtet prej vitit 2005.
Bush-i përgjigjet se do të përpiqet ta pengojë. Mes masave që duhen marrë, presidenti propozon hapjen e një përfaqësie amerikane në Sevastopul, një paralajmërim për Putin-in, që ndërkohë i ka dhënë krahut të tij të djathtë, Dimitri Medvedev, presidencën e Rusisë, por jo pushtetin.
Kievi është dakord, por Parlamenti i Krimesë e hedh poshtë propozimin duke votuar 77 me 9. Eshtë një humbje e Shtëpisë së Bardhë, që kalon në heshtje, dhe Bush-i nuk bën më asgjë. Ukraina dhe Krimeja janë një prej problemeve të pazgjidhura që do t'ia kalojë pasardhësit të tij.
Sipas dokumenteve të bëra publike nga Arkivat e Uashingtonit, Ukraina dhe Krimea kanë qenë probleme të pazgjidhura edhe për paraardhësin e Bush-it, Bill Clinton. Në vitin 1996, ndërkohë që përmbyllej procesi i denuklearizimit të Ukrainës i kërkuar nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni dy vite më herët, CIA informon Shtëpinë e Bardhë se “në Krime Rusia ka instaluar raketa Sam me rreze të gjatë veprimi, të llojit Tallinn dhe që është në funksion një impiant armësh kimike”.
Clinton-i ka marrëdhënie të mira me presidentin Jelsin, dhe nuk ka dëshirë t’i prishë. Tri vjet më vonë, një studio ekspertësh, mendimi i të cilëve kërkohet nga Shtëpia e Bardhë, konkludon se “në Ukrainë thellohet hendeku kulturor mes atyre që kanë jetuar nën Rusinë dhe nën BRSS për 200 vjet dhe atyre që kanë jetuar nën Austrinë dhe nën Poloninë”.
Raporti saktëson se këta të fundit “kërkojnë një autonomi më të madhe politike dhe fetare nga Kievi dhe ekziston rreziku i një konflikti”, por këshillon Shtëpinë e Bardhë që të mos ndërhyjë. Clinton-i pranon. Presidenti amerikan e di që nuk ka përmbushur premtimet e bëra nga George Bush babai, paraardhësi i tij.
Në vitin 1990, Bush-i kishte siguruar presidentin e atëhershëm të BRSS, Gorbacov, “se NATO nuk do të zgjerohej në Lindje as edhe me një centimetër” pas shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Në vitin 1991, gjatë një fjalimi në Kiev, Bush-i kishte kritikuar “nacionalizmat vetëvrasës” të ish-Republikave Sovjetike.
Por Clinton-i kishte ecur në rrugë të kundërt. Dhe në vitin 1999 ai kupton se mund të shkohet drejt një përplasjeje me pasardhësin e Jelsinit, Vladimir Putin-in, aq sa i kërkon Jelsin-it “të bëjë kujdes e të mos e humbasë nga sytë”.
Dokumentet lënë të kuptohet se biseda mes Bush-it dhe Putin-it për Ukrainën dhe Krimenë është një bisedë mes dy shurdhësh. Putin-i nuk është vetëm një ish-agjent i KGB, por edhe “një rus i madh” që dëshiron të mbajë territoret fqinje në zonën e tij të influencës.
Në vitin 2001, kur Bush-i i thotë “se i ka lexuar zemrën dhe që mendon se është një njeri që mund t’i besosh”, Putin-i e ndihmon Amerikën në luftën kundër terrorizmit, por shumë shpejt nis të reagojë me forcë ndaj nismave amerikane në Europën Lindore.
Revolucioni portokalli i vitit 2004 në Ukrainë çon në çarjen mes dy liderëve në samitin e Sllovakisë në 2005: Putin-i sheh dorën e Amerikës. Ndonëse e maskuar, është “paqe e ftohtë” mes Uashingtonit dhe Moskës. Tensioni rritet në vitin 2007 kur Bush-i i kërkon Polonisë dhe Republikës Çeke që të vendosin raketa amerikane të mbrojtjes hapësinore, formalisht për të frenuar Iranin.
Në gusht të 2008-ës, Rusia pushton Gjeorgjinë që presidenti gjeorgjian, Saakashvilli, dëshiron ta anëtarësojë në BE dhe NATO. Po atë vit ndodhi përplasja finale mes Bush-it dhe Putin-it. Bush-i: “Të kisha thënë që Saakashvilli është një kokë e nxehtë”. Putin-i: “Jam edhe unë një kokë e nxehtë”. Bushi: “Jo Vladimir, ti je një kokë e ftohtë”.
Është një përplasje që rikthehet në 2009 mes Putin-it dhe pasardhësit të Bush-it, Barak Obama. Gjatë një vizite, Joe Biden-i, zëvendësi i Obamës, i ofron Kievit mbështetje të plotë në rast se dëshiron të integrohet në BE dhe në NATO.
Bushi nuk ia ka fshehur Obamës dhe të tijve frikërat e tij për Krimenë dhe Ukrainën. Përshtypja që krijojnë dokumentet përmblidhet nga Jack Matlock, ambasador amerikan në Rusi në kohën e Gorbaçovit: shumë pak dhe shumë vonë. Putin-i është fajtor, shkruan Matlock, “por Amerika e ka trajtuar Rusinë si humbëse e Luftës së Ftohtë, fundi i së cilës, në fakt u negociua”./ CNA
Presidenti Donald Trump njoftoi se nuk ka më asnjë shans p...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni theksoi se nuk do ...
Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e p...
Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për t'i dhënë Rus...
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një re...
Izraeli prezantoi një plan të ri armëpushimi me Hamasin të...
Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë një njoftim mbi gjendje...
Nuk është hera e parë që e kemi konsideruar Organizatën e ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe një...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se në...
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë pl...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me mbre...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në Vatikan ka ndarë kët...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai është...
Presidenti Trump do të mbajë nesër fjalimin e tij të parë ...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në intervistë n...
Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një pla...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën bruto Brent q...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thi...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...