SHBA i hap rrugë bisedimeve me Moskën/ Parashikohet heqja e sanksioneve ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për t'i dhënë Rus...

Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Presidenti Trump pritet të flasë rreth nevojës për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendosjen e tarifave ndaj importeve të huaja dhe shkurtimet qeveritare.
Pas marrjes së mandatit të parë, Presidenti Trump foli para Kongresit në marsin e vitit 2017. Në fjalimin e parë në Kongres pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë, Presidenti Trump pritet të vërë në pah përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për të ndërmjetësuar negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Synoj paqen. Nuk po kërkojmë të futemi në një luftë 10-vjeçare dhe të bëjmë lojëra. Duam paqe”, tha Presidenti Trump pas takimit me Presidentin Zelenskyy në Zyrën Ovale.
Udhëheqësi amerikan po ashtu mund të shpalosë para Kongresit qëndrimin e tij për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe të ardhmen e Gazës.
Gjatë një konference shtypi me kryeministrin izraelit më 4 shkurt, Presidenti Trump sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund ta transformojnë Gazën, në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, siç u shpreh ai.
“Zotërimi i asaj pjese toke nga Shtetet e Bashkuara, zhvillimi dhe krijimi i mijëra vendeve pune, do të jetë madhështore”.
Analistët thonë se Presidenti Trump mund të shpjegojë arsyen pas vendosjes së tarifave ndaj vendeve të tjera gjatë fjalimin në Kongres.
Zëri i Amerikës bisedoi me profesoren Shannon Bow O’Brien të Universitetit të Teksasit në Austin.
“Ai beson se vendosja e tarifave do të shkaktojë rritjen e çmimeve, çka do të detyrojë rikthimin e prodhimit (kompanive) në Shtetet e Bashkuara për të mënjanuar tarifat”.
Presidenti Trump mund të përpiqet gjithashtu t’u përgjigjet kritikave ndaj administratës së tij lidhur me shpejtësinë dhe shtrirjen e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare, eliminimin e shpërdorimeve si dhe zvogëlimin e numrit të punonjësve në qeverinë federale.
“Mendoj se argumenti i tij për këtë çështje do të jetë që ky është një veprim i mirë, për të ulur koston”, thotë analistja Shannon Bow O’Brien.
Senatorja Elissa Slotkin, dikur analiste për CIA-n, do të flasë në emër të demokratëve pas fjalimit të Presidentit Trump, sipas traditës për fjalimet mbi gjendjen e vendit.
Analistja O’Brien thotë se ka të ngjarë që amerikanët të ndjekin reagimin e Senatores Slotkin dhe fjalimin e plotë të Presidentit Trump kryesisht përmes shërbimeve në internet ose platformave të medias sociale ose të lexojnë pikat kryesore të fjalimeve të nesërmen./VOA
Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për t'i dhënë Rus...
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një re...
Izraeli prezantoi një plan të ri armëpushimi me Hamasin të...
Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë një njoftim mbi gjendje...
Nuk është hera e parë që e kemi konsideruar Organizatën e ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe një...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se në...
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë pl...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me mbre...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në Vatikan ka ndarë kët...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai është...
Presidenti Trump do të mbajë nesër fjalimin e tij të parë ...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në intervistë n...
Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një pla...
Përpara samitit evropian të paqes të udhëhequr nga Britani...
Tre persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në nj...
Shefi i NATOs-s, Mark Rutte komentoi në lidhje me takimin ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...