web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Duam paqe të vërtetë”/ Zelensky: Besojmë te mbështetja amerikanëve

3 Mars 2025, 20:37, Kosova & Bota CNA

“Duam paqe të vërtetë”/ Zelensky: Besojmë te

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një reagimi të fundit në rrjetet sociale theksoi se kërkon të arrijë një paqe sa më të shpejtë me Rusinë, por shtoi se kërkon edhe garanci që marrëveshja të mos shkelet në të ardhmen. 

Ndër të tjera, Zelensky shtoi se kërkon të punojë ngushtësisht me Amerikën dhe Europën në rrugën drejt paqes.

“Ne vazhdojmë punën me partnerët tanë, kemi mbajtur bisedime dhe presim që në të ardhmen të ndërmarrim hapa të tjerë. Është shumë e rëndësishme që t’i japim kuptim dhe drejtim diplomacisë për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duam një paqe të vërtetë dhe ukrainasit janë ata që e duan më së shumti pasi kjo luftë po shkatërron qytetet tona.

Po humbasim jetë, duhet të ndalim luftën dhe të garantojmë sigurinë. Po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë europianë, kemi shumë shpresë dhe besim në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë rrugë drejt paqes. Paqe duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Zelensky. /CNA





Lajmet e fundit nga