“Jam skeptike për Francën dhe Anglinë”/ Meloni krah Trump: Nuk dërgoj trupa në Ukrainë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni theksoi se nuk do ...

Presidenti Donald Trump njoftoi se nuk ka më asnjë shans për Meksikën apo Kanadanë për të shmangur tarifat që do të vendosen duke filluar nga e marta.
"Nuk ka më kohë për Meksikën apo Kanadanë", tha Presidenti Trump të hënën si përgjigje ndaj pyetjes nëse Kanadaja dhe Meksika mund t'i shmangin tarifat, duke arritur një marrëveshje për frenimin e flukseve të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar Presidenti Donald Trump tha se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.
Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t'i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.
“Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump. "Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina", shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.

Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.
Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Sheinbaum tha në fillim të javës që shkoi se "ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara", por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.
Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte "krejtësisht e pajustifikuar" dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.
Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.
Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.
BE-ja u zotua se do t'i përgjigjet "në mënyrë të vendosur dhe menjëherë" pengesave "të pajustifikuara" tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.
Në njoftimin e tij në "Truth Social", Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.

Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.
Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato. /VOA
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni theksoi se nuk do ...
Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e p...
Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për t'i dhënë Rus...
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një re...
Izraeli prezantoi një plan të ri armëpushimi me Hamasin të...
Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë një njoftim mbi gjendje...
Nuk është hera e parë që e kemi konsideruar Organizatën e ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe një...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se në...
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë pl...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me mbre...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në Vatikan ka ndarë kët...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai është...
Presidenti Trump do të mbajë nesër fjalimin e tij të parë ...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në intervistë n...
Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një pla...
Përpara samitit evropian të paqes të udhëhequr nga Britani...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...