“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në diskursin e tij, por edhe në qasjen ndaj raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësojnë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë dhe njohës të çështjeve politike.
Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takojnë të martën në Uashington sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Palët do të diskutojnë për partneritetin dypalësh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen ndaj Kosovës në sektorët strategjikë, përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen”, ka thënë Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarët se a është ky takim “thyerje e akullit” dhe përmirësim i raporteve të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në?
“Kjo nuk është thyerje e akullit, por është një hap më tej në forcimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për media të martën në Prishtinë.
Qeveria e Kurtit, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, është kritikuar vazhdimisht nga opozita në Kosovë për, siç është thënë, përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në.
Më të zëshme kanë qenë kritikat kur Qeveria ka refuzuar të kyçet në Gazsjellësin Trans-Adriatik - që parashihej të bëhej me mbështetje të SHBA-së - me arsyetimin se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është i shtrenjtë.
Qeveria është kritikuar edhe për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga udhëheqësit e atëhershëm të dy vendeve dhe në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se mbetet të shihet nëse takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do të sinjalizojë përmirësimin e marrëdhënieve midis Qeverisë së Kurtit dhe SHBA-së.
“Unë e di që ka bërë gabime në të kaluarën në këto raporte, por edhe me deklarata. Por, besoj se kthesa është e dukshme edhe në deklarata, edhe me veprime dhe takime. Për mua, ai që ftohet në SHBA, ftohet për t’i dhënë mesazh, por edhe për t’i dhënë sinjal se ‘nuk është krejt siç po thoni ju’”, thotë Haliti për radion "Evropa e Lirë".
Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se partia e saj e ka kritikuar disa herë Kurtin për shkak të disa vendimeve të tij, që, siç thotë, nuk kanë qenë në harmoni me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që na ka bërë të dyshojmë, ka qenë refuzimi i projektit të gazit amerikan, sepse tash, përderisa po përballemi me krizë të rëndë energjetike, ai ka qenë një gabim fatal që e ka bërë Kurti dhe Qeveria e tij”, thotë Kadrijaj.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Arben Gashin, shef i Grupit Parlamentar të partisë tjetër opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai ka refuzuar të japë komente. “Takimi [në Uashington] mund të jetë gjithqysh”, ka thënë shkurtimisht ai.
Kritikat e kësaj partie për Qeverinë kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për moszbatimin e supozuar të Marrëveshjes së Uashingtonit.
Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 12 prill, ish- kryeministri Abdullah Hoti, i cili ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit, ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar dhe se nuk janë në nivelin që kanë qenë dhe që duhet të jenë.
“Mendoj se është absurde që këtu në Kuvend, në vazhdimësi, është cilësuar si e dëmshme një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti, tani deputet i LDK-së, duke aluduar në deklaratat e Kurtit.
Në po të njëjtën seancë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëkohësisht udhëheqës i kësaj partie, ka thënë se Qeveria aktuale është “kundër SHBA-së” në mënyrë të vazhdueshme.
“Është duke abuzuar me durimin, me pasionin e aleatëve kryesorë të sigurisë”, ka thënë Haradinaj.
Përkundër kritikave, Kurti, në disa raste, ka thënë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i palëkundshëm.
“Është diçka përtej brezit tonë, ka nisur më herët dhe do të vazhdojë pas nesh”, ka thënë Kurti në një intervistë për një televizion në Kosovë, në fund të vitit të kaluar.
Ngjashëm kanë konfirmuar edhe në Departamentin amerikan të Shtetit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, në fund të marsit.
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi, thotë se kryeministri Kurti ka shprehur vullnetin e tij “për të rehabilituar marrëdhëniet me SHBA-në” gjatë vizitës që ka bërë atje në muajin maj. Por atëbotë, shton Paçarizi, ai ka mbetur pa realizuar ndonjë takim me udhëheqësit më të lartë të SHBA-së.
“Zoti Kurti dëshpërueshëm e demonstroi këtë gjatë qëndrimit të tij të fundit në SHBA, duke pritur që të realizonte një takim, i cili do t’ia hiqte atë ‘njollën’ e antiamerikanit. Unë mendoj që tash po e shohim - për fat të mirë të Kosovës - një kryeministër të Kosovës, pra, Albin Kurtin, ashtu siç edhe duhet të jetë... i cili lufton, përpiqet t’i kultivojë marrëdhëniet tradicionalisht të mira të Kosovës me SHBA-në”, thotë Paçarizi.
Por, a besojnë partitë opozitare se diskursi i tyre - që Kurti dhe Qeveria e tij po e përkeqësojnë nivelin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së - qëndron edhe më tej, pas vizitës së tanishme të kryeministrit dhe presidentes në SHBA?
Xhavit Haliti, nga PDK-ja, thotë se e rëndësishme është që kryeministrit të Kosovës i është hapur rruga që të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit.
“Përtej kësaj, unë nuk kam çfarë të them, as më mirë e as më keq. Do të thotë, është një sukses, po besoj i qeverisjes së tij. Por, mbi të gjitha, është një çështje me të cilën do të përballet jo lehtë, pra me politikën e Departamentit të Shtetit, për sa u përket raporteve të Kosovës me Serbinë, në veçanti sa i përket dialogut [me Serbinë]”, thotë Haliti.
Time Kadrijaj, nga AAK-ja, shprehet skeptike se Kurti ka ndryshuar qasje në raport me SHBA-në.
“Nëse rastësisht ka ndërruar qasje, ne e përgëzojmë”, thotë ajo.
Sipas Paçarizit, tashmë është e qartë se kryeministri Kurti është bërë më pragmatik në raport me kultivimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Opozita nuk ka gabuar asnjëherë kur e ka kritikuar Kurtin për qëndrimet e tij antiamerikane ose e ka kritikuar për kundërshtimin që u ka bërë propozimeve amerikane. Por, opozita është dashur ta ketë pasur të qartë që nga fillimi, se zotit Kurti do t’i duhej një kohë e caktuar për të rehabilituar marrëdhëniet me SHBA-në, në kuptimin e heqjes dorë nga diskursi i tij i mëparshëm opozitar, që është shtrirë edhe në kuptimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Paçarizi.
Shtetet e Bashkuara janë ndër aleatet më të ngushta të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Duke iu referuar Kosovës më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i saj janë të pakthyeshme dhe se duhet të ketë këmbëngulje për të ndërtuar institucione demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Blinken ka thënë, po ashtu, se shpreson që Kosova të zërë vendin e saj në institucionet europiane dhe euroatlantike.REL
Vala e të nxehtit në veri të Italisë, ia ka lënë vendi...
Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet të martën në...
Ndërsa një pjesë e Bashkimit Europian po përballet me ...
Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e av...
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të...
Rusia ndërmori të martën sulme ajrore ndaj rajoneve të...
Gara për të pasuar kryeministrin britanik Johnson po i afr...
Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan. ...
Kombet e Bashkuara thanë të hënën se eksportet e drithit n...
Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të E...
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...